Konsultime të Ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes në Bruksel - BE-ja rifillon dialogun me Rusinë
11 Nëntor 2008Pak ditë përpara samitit të BE-së në Nisë, Ministrat e Jashtëm vendosën, që të rifillojnë bisedimet me Rusinë mbi bazën e një marrëveshjeje të re partneriteti. Marrëveshja e re duhet të zëvendësojë atë të mëparshmen të vitit 1997 duke i vendosur kësisoj marrëdhëniet mes BE-së dhe Rusinë mbi një bazë të re.
Pas luftës në Gjeorgji në gusht kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së në shenjë proteste kundër goditjes masive ushtarake ruse, i ndërprenë bisedimet me Rusinë.
Përfaqësuesi i diplomacisë së BE-së, Havier Solana: “Unë besoj, që për interesat e BE-së do të ishte më mirë, që marrëdhëniet me Rusinë të jenë brenda një kuadri se sa jashtë një kuadri. Por kjo nuk do të thotë, që me Rusinë kemi të bëjmë me një çështje të zakonshme.“
Jo të gjithë vendet e BE janë pro dialogut me Rusinë
Deri tani shtetet e Balltikut dhe Polonia kanë qenë kundër rifillimit të bisedimeve. Këto janë shtete, që gjatë Luftës së Ftohtë kanë vuajtur nën sundimin sovjetik.
Në këshillin e ministrave të mbrojtjes u vendos dërgimi i një misioni të BE-së në afërsi të brigjeve të Somalisë kundër piratëve. Ministri francez i mbrojtjes, Hervé Morin: “Bashkimi Evropian do të nisë misionin e parë autonom të vetin të marinës. Ky mision do të jetë nën komandën britanike dhe do të ketë një shtab britanik.”