Bota

Koreja e Veriut: Rrënjët e urrejtjes ndaj SHBA

Propaganda e Koresë së Veriut i injekton popullit që prej gjashtë dekadash urrejtje ndaj SHBA. Kjo funksionon, sepse kujtimi për luftën e Koresë është ende i gjallë. Mendërisht, vendi ka ngecur në vitet 1950.

Korea Krieg 1950 US Panzer und Bauer (picture-alliance/akg-images)

Në Korenë e Veriut ka shumë gjëra që mungojnë. Por një gjë ky vend e ka: një makineri efektive të propagandës. Që në kopshte dhe në librat e shkollës ushqehet urrejtja ndaj SHBA, e lidhur me frikën prej "agresorit imperialist nga Uashingtoni". Propagandën e ndihmon fakti që mund të bazohet në përvojën kolektive të Luftës së Koresë. Kjo luftë lë gjurmë në botën e njerëzve sot, edhe sepse ajo nuk ka marrë fund. Nuk ekziston një marrëveshje paqeje. Që prej më shumë se gjashtë dekadash, në paralelin 38 sundon vetëm një armëpushim. 

Kjo luftë - për ta thënë qartë - nisi nga vetë Koreja e Veriut. Trupat e Koresë së Veriut ishin ato që e kaluan në 25 qershor 1950 paralelin e 38-të. Me forcën e armëve Pheniani donte të impononte ribashkimin e gadishullit të ndarë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë: kur Presidenti i SHBA, Donald Trump kërcënon tani me zjarr, zemërim dhe me pushtet të pafrenuar dhe lë të kuptohet se Koresë së Veriut "do t'i ndodhnin gjëra, të cilat nuk i ka konsideruar kurrë të mundura", atëherë kjo përshtatet si me historitë që tregon Pheniani, ashtu edhe me përvojën historike. Kur ministri i Mbrojtjes, James Mattis e paralajmëron udhëheqjen e Koresë së Veriut për rrezikun e "asgjësimit të popullit", trauma nacionale që ushqehet vazhdimisht rigjallërohet nga propaganda. Sepse asgjësim koreanoveriorët kanë përjetuar - midis viteve 1950 dhe 1953.

Tri vjet bombardim mbi sipërfaqe

Avionë amerikanë B-29 në Luftën e Koresë

Avionë amerikanë B-29 në Luftën e Koresë

Për tri vjet me radhë u mbulua atëherë Koreja e Veriut me bombardime mbi sipërfaqen e vendit nga avionët luftarakë të SHBA. Pa e ruajtur fare popullatën civile, siç shkruan historiani i SHBA, Bruce Cumings. Cumings e karakterizon këtë si krim lufte.

Në këtë kohë mbi Korenë e Veriut u hodhën më shumë bomba dhe napalm se sa u hodhën kundër Japonisë në hapësirën e Paqësorit në të gjithë Luftën e Dytë Botërore. Vlerësohet se jetën e humbën prej tyre 20 përqind e popullatës.

Ish- ministri i Jashtëm i SHBA, Dean Rusk - që në kohën e luftës së Koresë qe përgjegjës për Azinë Lindore në Ministrinë e Jashtme - deklaroi se "midis paralelit 38 dhe kufirit kinez ne kemi bombarduar çdo tjegull, që qëndronte mbi një tjetër, gjithçka që lëvizte. Ne kishim epërsi të plotë ajrore dhe e bombarduam rëndë Korenë e Veriut".

Në të vërtetat e pakëndshme historike, që harrohen në Perëndim, por kujtimi i të cilave mbahet gjallë në Korenë e Veriut bëjnë pjesë edhe masakrat. Të tilla si masakra e No Gun Ri, e kryer nga ushtarët e SHBA vetë. Nën një urë, u vranë qindra civilë që kishin marrë arratinë, siç u bë e ditur në vitin 1999.

Edhe më të këqija qenë spastrimet antikomuniste të forcave të armatosura të Koresë së Jugut. Menjëherë pas fillimit të luftës, në jug u ekzekutuan simpatizantë të vërtetë ose të supozuar të Veriut, me dijen dhe në sytë e oficerëve të SHBA. Për to u akuzua Koreja e Veriut.

Albanian Shqip

Amharic አማርኛ

Arabic العربية

Bengali বাংলা

Bosnian B/H/S

Bulgarian Български

Chinese (Simplified) 简

Chinese (Traditional) 繁

Croatian Hrvatski

Dari دری

English English

French Français

German Deutsch

Greek Ελληνικά

Hausa Hausa

Hindi हिन्दी

Indonesian Bahasa Indonesia

Kiswahili Kiswahili

Macedonian Македонски

Pashto پښتو

Persian فارسی

Polish Polski

Portuguese Português para África

Portuguese Português do Brasil

Romanian Română

Russian Русский

Serbian Српски/Srpski

Spanish Español

Turkish Türkçe

Ukrainian Українська

Urdu اردو