1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova Berlin

22 Janar 2012

Pa Kosovën Europa nuk do të ishte e plotë, kështu deklaroi ministri i jashtëm Enver Hoxhaj në diskutimin e organizuar në Berlin nga shoqata gjermane për politikë të jashtme.

https://p.dw.com/p/13o1S
Enver Hoxhaj, ministri i Jashtëm i Kosovës
Enver Hoxhaj, ministri i Jashtëm i KosovësFotografi: DW

Vend i harruar?


Republika më e re e Ballkanit ka nevojë për Europën dhe perspektivën e saj në BE, ishte motoja e referatit të mbajtur nga ministri i Jashtëm kosovar Enver Hoxhaj gjatë vizitë së tij në Berlin javë e kaluar.
Gjithashtu edhe BE-së pa Kosovën do ti mungonte diçka. Si do të zbutet konflikti me Serbinë dhe si mund të realizohet bashkëpunimi rajonal dhe integrimi në BE, ishin çështjet që ministri kosovar diskutoi së bashku me deputetin e CDU/CSU, njohës i Ballkanit Roderisch Kiesewetter dhe deputetin britanik laburist Denis MacShanne, autori i librit „Why Kosovo Still Matters“.

Jo iluzione për në BE

Qëllimi i largët i një anëtarësimi të Kosovës në BE ishte dhe qëllimi kryesor i këtij takimi. Hoxhaj nuk la asnjë dyshim që qëllimi i vendit të tij është që një ditë të jetë anëtar i BE-së. Integrimi europian sjell paqe dhe stabilitet në Ballkan. Deri tani Kosova si një vend i pavarur „ka ndarë vetëm qiellin blu“ me Europën. Hoxhaj nuk u shpreh me iluzione për afatin kohor të këtij anëtarësimi: 20 vjet tashmë shkuan nga shpërbërja e Jugosllavise, njeriu duhet të mendojë për brezat - por sa vjet do të zgjasë kjo? Përsëri 20, 40 vjet?

Me ndihmën e Europës dhe punën e saj Kosova dëshiron të përfundojë projektin e shtetësisë.
2012 do të jetë viti europian i bisedimeve me BE për liberlazimin e vizave dhe hapat për një marrëveshje të asocim-stabilizimit sikurse kanë bërë edhe vendet e tjera të Ballkanit perëndimor që tashmë e kanë nënshkruar me Brukselin. Për këtë ai e cilësëoi Kosovën si „një shtet multietnik në të cilën pakicat sot gëzojnë të drejta si asnjë vend tjetër në Europë“.

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle në konferencën për shtyp me homologun e tij kosovar Enver Hoxhaj
Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle në konferencën për shtyp me homologun e tij kosovar Enver HoxhajFotografi: DW


Mundësia e një shkëmbimi territoresh me Sebinë për të kapërcyer më shpejt konfliktin me vendin fqinjë, Hoxhaj e shprehu me një dekaratë të qartë. Çështja për ndryshimin e kufijve në Ballkan nuk qëndron më. Qeveria e Kosovës është për më tepër dialog. Në jug të vendit integrimi i sërbëve kosovarë është arritur. 90 për qind e planit Ahtisari, i cili i jep rol kryesor mbrojtjes së pakicave, ndërkohë është realizuar. "Asnjë shtet në Evropën juglindore nuk ka arritur kaq shpejt të jetë model i zgjidhjes së problemit të minoriteteve. Megjithë politikat bojkotuese të Begoradit zyrtar, minoriteti serb është i përfaqësuar në instancat më të larta të shtetit. Kjo dëshmon vullnetin tonë për rrugën drejt Evropës që kërkon po ashtu edhe përgjegjësi", theksoi në fjalën e tij Hoxhaj.


Lufta për njohjen


Kosova do të duhej të trajtohej si një realitet gjeopolitik, vazhdoi më tej kreu i diplomacisë kosovare. Qysh prej katër vjetësh kur Kosova deklaroi pavarësinë e saj, 86 vende e kanë njohur. Pesë nga 27 vendet e BE-së nuk e kanë njohur akoma. Për këtë deputeti laburist dhe njohës i Ballkanit, Denis Maccshan, e quan këtë dobësi të madhe të politikës së jashtme europiane. Ai e cilësoi si çështje të harruar problemin e Kosovës dhe kërkoi riangazhim të BE-së në Ballkanin perëndimor. Macschane theksoi se çelësi për njohjen e Kosovës nga vendet e tjera ndodhet në Madrid. A shpreson se qeveria e re spanjollle do të ndryshojë kursin lidhur me këtë çështje.

Pamje simbolike BE dhe Sllovenia, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi , Maqedonia, Kosova
Pamje simbolike BE dhe Sllovenia, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi , Maqedonia, KosovaFotografi: DW


Çelësi tjetër po për këtë problem, sipas vështrimit të deputetit gjerman të CDU/CSU, Roderich Kieserwetter qëndron në Beograd. Ai është për një iniciativë të re të sigurisë europiane për Ballkanin perëndimor. Për këtë duhet që Eulex-i dhe Kfor-i së bashku të kishin një koordinim ballkanik nën drejtimin e BE-së. Që kosova nuk është harruar, këtë e tregon kjo mbrëmje e zhvilluar në Berlin, tha nikoqiri i takimit Paul Freiherr von Maltzahn. Shoqata gjermane për politikë të jashtme do të vazhdojë të zhvillojë një sërë takimesh për Ballkanin edhe në të ardhmen.

 

Autor: Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama