1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova për herë të parë në panairin "Java e Gjelbër" në Berlin

Aida Cama21 Janar 2013

Në Berlin po zhvillohet panairi "Java e Gjelbër" panairi më i madh në botë i produkteve agrare. Synimi kryesor i panairit është nxitja e politikave për sigurimin e ushqimit në botë.

https://p.dw.com/p/17O8j
Bild: Aida Cama, 20 Januar 2013 in Berlin Vom 18 bis 27 Januar findet in Berlin die Grüne Woche staat. Herrsteller aus Albanien zeigen dieses Jahr unter anderem Tee, Caffee, Oliven Öl und Wein. Deutschland kauft in Albanien medizinische und aromatische Pflanzen und Kräuter.
Grüne Woche 2013 AlbanienFotografi: DW/A. Cama

Shqipëria prezanton në stendën e saj tetë produkte të prodhuesve shqiptarë: kafe, çaj, verë, vaj ulliri, mjaltë, prodhime qumështi dhe konserva perimesh. Për ministrin shqiptar Genc Ruli: "Ky është një kampion shumë i vogël përfaqësues i prodhuesve shqiptarë. Nuk mund të thuhet që kjo stendë tregon nje tabllo të potencialeve që ka bujqësia shqiptare."

Kosova e ka konceptuar stendën e saj si një restorant që ofron gatime tradicionale. Prodhuesit nga Kosova kanë sjellë me vete lëngje frutash, verë, shafran dhe birrën "Peja". Në tregun gjerman nuk shitet asnjë produkt nga Kosova.

Grüne Woche 2013 Albanien
"Java e Gjelbër" 2013Fotografi: DW/A. Cama

S'ka mbrojtje të prodhimeve shqiptare

Prodhimi i vetëm shqiptar që eksportohet në tregjet gjermane janë bimët mjekësore dhe aromatike si dhe erëzat. Investime gjermane në fushën e bujqësisë në Shqipëri nuk ka.

"Muajt e fundit kemi pasur investimin e grupit Meggle në përpunimin e qumështit dhe konservimin me tetrapak," tregon ministri Ruli. Ai shpjegon se rritja që ka pasur sektori bujqësor në Shqipëri ka ardhur kryesisht nga investimet private. "Ka filluar të rritet roli iinvestimeve publike në favor të bujqësisë kryesisht në infrastrukturën rrugore, por edhe në investimet e drejtpërdrejta që lidhen me bujqësinë si ato në sistemet e kullimit dhe ujitjes apo në skemat për të ndihmuar fermerin dhe prodhuesin," shton ministri.

Shqipëria ka hapur që në fillim tregun, prandaj mbrojtje në formën e proteksionizmit doganor nga importet, nuk ka. Prodhimi shqiptar tani po shkon drejt cilësisë dhe standardeve, që të mbrohen markat e origjinës. Këtu jemi në hapat e parë, sapo kemi miratuar legjislacionin."

Grüne Woche 2013 Albanien
"Java e Gjelbër" 2013Fotografi: DW/A. Cama

Kosova për herë të parë në panairin "Java e Gjelbër"

Synimi i organizatorëve të stendës së Kosovës në Javën e Gjelbërt 2013, është sipas ministrit Blerand Stavileci të prezantohen prodhimet, por edhe t'u ofrohen vizitorëve mundësi për të njohur më shumë Kosovën, traditën dhe kulturën e saj.

Në stendën e Kosovës një restorant kosovar i Berlinit ka hapur një seksion provizor ku ofron gjellë tradicionale. Flija e prodhuar aty shoqërohet me shafran të prurë nga Kosova. Një ngaprodhimet e prezantuara në stendën e Kosovës është edhe vera nga Rahoveci.

Grüne Woche 2013 Albanien
"Java e Gjelbër" 2013Fotografi: DW/A. Cama

Prodhuesi Ziajdin Haxhimurati kërkon që shteti në Kosovët ë bëjë më shumë për të ndihmuar bujkun. Ai mendon se bashkim i tregjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës do rrisë më shumë mundësitë konkuruese të prodhimeve nga firmat shqiptare në rajon. Ai do të donte ta shiste verën e vet në Shqipëri, por edhe të blinte në Kosovë verë të prodhuar nga vreshtat në Shqipëri.

70 vende, 1700 prezantues

Kosova dhe Shqipëria janë dy nga 70 vendet që prezantohen si vende në "Javën e Gjelbër" (18-27 janar 2013) kurse prodhimet e prezantuara aty, konkurojnë mes prodhimeve të 1700 prezantuesve.

Sektori agrar vlerësohet në Gjermani si një motor zhvillimi për Evropën Juglindore. Ai është një element stabilizues për zhvillimin e vendeve. Sektori gjerman i ekonomise agrare dhe ushqimore është i fokusuar në tregjet evropiano-juglindore dhe ka interes të ketë partneritet afatgjatë dhe të besueshëm në këtë rajon.