1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KQZ: Zgjedhje normale megjithë disa incidente kryesisht me natyrë teknike

8 Maj 2011

KQZ konfirmoi se deri në orën 16.30 në zgjedhjet lokale në Shqipëri kanë votuar rreth 35% e rreth 3.1 milionë zgjedhësve. Disa incidente kryesisht me natyrë teknike nuk e kanë prishur normalitetin e procesit.

https://p.dw.com/p/11Bj3
A carwash in the Albanian capital, Tirana, is covered with electoral posters Friday, May 6, 2011. Less than four months after opposition anger over contested national elections triggered deadly clashes with police, Albanians vote for local authorities Sunday _ at the close of a campaign marred by bombings and political violence. (Foto:Hektor Pustina/AP/dapd)
Fotografi: dapd

Sipas kryetarit të KQZ-së Arben Ristani të gjitha ankesat që kanë mbërritur janë shumë herë më pak se votimet lokale të vitit 2007 dhe ato parlamentare të vitit 2009. Ato kanë ndodhur në 0.1 përqind të vendvotimeve. Në të gjithë Shqipërinë nuk u arritën të hapen të paktën 8 qendra votimi, si pasojë e vonesave në marrjen e materialeve zgjedhore, për mosrakordim të punës mes komisionerëve,për zhvendsojen e qëndres së votimit në një mjedis të ri etj. Në të gjithë vendin janë në dispozicion rreth 5 mijë qëndra votimi.

Wahlen in Tirana (Albanien), 08.04.2011; Copyright: DW/Arben Muka
Fotografi: DW

Ndër incidentet që janë raportuar në KQZ është dhunimi i një ekipi televizv në Tiranë, ku një operatori ju sekuestrua për disa orë kamera nga aktivistë partiakë. Gjithashtu dy votuesve ju konstatuan karta identeti fallco dhe ka patur ankesa për cilësinë e bojës së sigurisë. Për disa komisionerë që janë larguar nga qëndrat e votimit është bërë zëvëndësimi sipas ligjit me të tjerë. Ka pasur raportime nga selitë e partive për ushtrim të dhunës mbi qytetarët, apo prani njerëzish të pautorizuar.

Albania's Prime Minister Sali Berisha casts his ballot for the local elections in capital Tirana, Sunday, May 8, 2011. Albanians have started to cast ballots to elect the local authorities after a campaign marred by political violence. (AP Photo/Hektor Pustina)
Kryeministri Sali Berisha duke votuarFotografi: AP

Votimi mbyllet në orën 19.00 dhe pastaj të gjitha materialet zgjedhore shpërngulen për qendrat e numërimit të votave që pritet të fillojë rreth orës 22.00.

Procesi zgjedhor lokal në Shqipëri po vëzhgohet nga një numër i madh përfaqësuesish të komunitetit ndërkombëtar

Drejtori i Përgjithshëm i ODIHR-it, Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e OSBE-së, Janes Lenarcic është vetë prezent në Shqipëri në krye të misionit më të madh të vëzhguesve të huaj. Lenarcic i përshkroi votimet lokale të kësaj të diele si të rëndësishme, sic tha ai, “edhe për ambiciet e vendit dhe avancimin demokratik të tij."

Wahlen in Tirana (Albanien), 08.04.2011; Copyright: DW/Arben Muka
Fotografi: DW

Pas një takimi me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, drejtori i përgjithshëm i ODIHR-it tha se vëzhguesit e organizatës do të monitorojnë jo vetëm votimin, por dhe numërin e votive dhe deri në nxjerrjen e rezultateve. “Qëllimi i këtij vlerësimi nuk është që të japë një gjykim, por të japë një vlerësim objektiv të procesit, si dhe të punohet me rekomandimet e misionit në të ardhmen, në mënyrë që procesi elektoral në këtë vend të përmirësohet akoma më tej.”

Shefi i delegacionit të Parlamentit Europian Eduard Kukan i cili ka preferuar që të lëvizë në disa qëndra votimi dhe në ambjentet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, tha se sipas tij në këtë process rëndësi ka që të gjithë politikanët, komisionerët të merren me mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve. “Sepse populli shqiptar meriton një të ardhme të mirë”.

Autor: Arben Muka
Redaktor: Pandeli Pani