1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Krijimi i komunave të reja në Kosovë - Intervistë Sadri Ferati & Kthimi i serbëve në Pejë dhe Deçan

1 Maj 2009
https://p.dw.com/p/Hi62

Qeveria e Kosovës po vazhdon përgatitjet për krijimin e 5+1 komunave të reja me shumicë serbe, sipas planit të Marti Ahtisarit. Në krye të këtij procesi ndodhet ministria e Pushtetit lokal. Të enjten (30.04.) është mbyllur konkursi për pjesëmarrësit në gjashtë Ekipet Përgatitore, për krijimin e komunave të reja në Kosovë. Lidhur me këtë çështje flet ministri i Pushtetit dhe Administrimit lokal, Sadri Ferati.

Kthimi i të zhvendosurve në komunën e Pejës ka shënuar një rritje të dukshme, ndërsa bashkëpunimi më i mirë i të zhvendosurve me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare në këtë proces ka ndikuar në realizimin e projekteve të reja. Përderisa në Pejë shënohen hapa pozitiv, në Deçan, procesi i kthimit të të zhvendosurve serb dhe malazez, po numëron në vend.

Autor: Esat Ahmeti/Ajete Beqiraj

Redaktor: Bahri Cani