1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

010611 Bahrain Ausnahmezustand

1 Qershor 2011

Sot do të hiqet në Bahrejn gjendja e jashtëzakonshme, që vlen prej mesit të marsit. Me ndihmën e saj dhe të ushtarëve nga vendet fqinje, familja sunduese e Bahrejnit e ka mbajtur deri tani të shtypur lëvizjen e opozitës.

https://p.dw.com/p/11SId
A women carries bread Thursday, March 24, Protesta në Bahrejn
Protesta në BahrejnFotografi: dapd

Në kryeqytetin e Bahrejnit Manama valëvitet në shumë vende flamuri saudit, në muret e afisheve shihet portreti i mbretit saudit. Kështu e tregon familja sunduese e Bahrejnit falënderimin dhe lidhjen e ngushtë të saj. Dhe padashur ajo tregon me këtë edhe se kush e bën ligjin në vend. Me gjithë heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme ushtarët sauditë dhe emiratas do të qëndrojnë në Bahrejn.

Sheik Halid bin Khalid bin Ahmed al-Khalifa, ministri i jashtëm i Bahrejnit, disa ditë më parë në stacionin amerikan PBS: "Ushtria do të kthehet në kazermat e saj, por policia do të vazhdojë të jetë tejet vigjilente, gjithë kohën. Pasi koha pas 1 qershorit, pas fundit të statusit të sigurisë kombëtare, është një periudhë shumë delikate, ku duam të sigurojmë, që asgjë të mos vejë keq dhe të mos rrëshqasim sërish në kaos."

Princi i Bahrejnit, Salman bin Hamad al Jalifa
Princi i Bahrejnit, Salman bin Hamad al JalifaFotografi: picture-alliance/DPPI

Në fakt prej mesit të marsit në Bahrejn vlen gjendja e luftës, e quajtur prej mbretit "status i sigurisë kombëtare". Në këtë më mënyrë civilëve mund t'u bëhej gjyqi para gjykatave ushtarake, rreth 1.000 vetë u arrestuan, 30 vdiqën, me duzina u zhdukën pa gjurmë, dhe të paktën 2.000 vetë humbën vendin e tyre të punës, sepse kishin marrë pjesë në demonstrime.

Grupet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i vlerësojnë zhvillimet e muajve të fundit si fushatë sistematike për frikësimin e opozitës. Ditët e fundit qeveria i shtrëngoi edhe një herë më shumë masat: Për shembull, ajo arrestoi gazetarë të tjerë dhe nxori para gjyqit një 15 vjeçar. Akuza: rebelim dhe pjesëmarrje në një tubim të palejuar prej më shumë se pesë vetësh. Por nga jashtë qeveria do të tregojë se është kthyer normaliteti. Kështu ajo bëri së fundi të ditur, se rreth 500 janë lënë sërish të lirë.

Protesta në Bahrejn
Protesta në BahrejnFotografi: dapd

Nabil Rajab, veprimtari më i njohur i të drejtave të njeriut në Bahrejn, beson se ligji i luftës po shfuqizohet sepse së afërmi do të merret vendimi nëse Bahrejni lejohet të zhvillojë sivjet një garë të Formulës 1 pasi gara e planifikuar në mars u anulua.

"Heqja e ligjit të luftës nuk ka të bëjë me politikën e brendshme, po me interesa ekonomike. Qeveria e do me çdo kusht deri në fund të vitit garën e Formulës 1, si shenjë për bashkësinë ndërkombëtare, për ekonominë, se jeta në Bahrejn rrjedh sërish normalisht."

Ekspertët e pavarur i konsiderojnë shanset për zgjidhje të shpejtë politike të konfliktit në Bahrejn si minimale.

Autor: Carsten Kühntopp/ Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama