1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

270509 GTZ Entwicklungshilfe

28 Maj 2009

Shoqata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, GTZ, është sipërmarrja më e rëndësishme e Gjermanisë në ndihmën për vendet në zhvillim. Në Berlin ajo paraqiti bilancin e saj vjetor.

https://p.dw.com/p/HzXp

GTZ është një sipërmarrje pronë e qeverisë gjermane. Me krenari e prezantojnë menaxherët bilancin vjetor: 1,2 miliardë Euro xhiro bëri Shoqëria për Bashkëpunimin Teknik dhe Zhvillimin në vitin 2008. Ky është një plus prej 16%. Drejtori i GTZ-së, Bernd Eisenblätter, pret që gjendja të mbetet e pandryshuar edhe në vitin 2009, pikërisht sepse kriza financiare e ka acaruar situatën në vendet në zhvillim.

"Ne duhet të përgatitemi që në përgjithësi të rritet nevoja për bashkëpunim ndërkombëtar. Natyrisht ne jemi të gatshëm për këtë."

Që sot GTZ bashkëpunon ngushtë me institucionet financiare si Banka Federale. GTZ-ja u themelua më 1975 për vënien në jetë të politikës gjermane të zhvillimit. E organizuar nga ana juridike si sipërmarrje private, ajo është kryesisht e angazhuar për Ministrinë për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin. Në vitin 2008 paratë e BMZ përfaqësonin ende 73% të xhiros, thekson Erich Stather, i cili përfaqëson Ministrinë në Këshillin Mbikqyrës të GTZ:

"Baza e këtij suksesi është suksesi politik i ministres, e cila në konsultimet për buxhetin ka arritur ngritje kaq të qarta për BMZ-në. Kjo pasqyrohet pastaj në rritjet e buxhetit të GMZ-së."

Drogenzentrum Kabul der GTZ
Qendër e GTZ-së kundër drogës në Kabul, AfganistanFotografi: GTZ

Prej 13 mijë bashkëpunëtorëve, rreth 10 mijë janë bashkëpunëtorë nacionalë, pra qytetarë të vendeve përkatëse partnere, pjesa që mbetet janë ekspertë gjermanë në botën e jashtme dhe bashkëpunëtorë të Qendrës. Pikërëndesa të punës janë vendet afrikane dhe Afganistani. 83% të projekteve të saj, GTZ-ja i vlerëson si të suksesshme. Por kjo do të thotë edhe se më pak se një e pesta e projekteve nuk e arrijnë synimin e tyre, pranon Volfgang Shmit (Schmitt), menaxher i dytë i GTZ-së.

Çështje të sigurisë ndikojnë në punën edhe në vende të rëndësishme pikërëndesë si Afganistani dhe Republika Demokratike e Kongos. Prandaj pikërëndesa e mbledhjes së ardhshme vjetore të GTZ-së do të jetë: siguria.

Autor: Matias Bölinger/Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica