1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Krizë qeveritare në Francë

av/dpa, afp25 Gusht 2014

Kryeministri francez Hollande ngarkoi socialistin Valls me krijimin e një qeverie të re. Përbërja e kabinetit të ri do të bëhet e ditur këtë të martë, njoftoi pallati Élysée të hënën në Paris.

https://p.dw.com/p/1D0BR
Hollande dhe Valls
Fotografi: picture-alliance/dpa

E gjitha ndodhi brenda pak minutash, dhe prandaj edhe lind edhe pëprshtypja se mund të jetë një manover, për të cilën kanë rënë dakord presidenti Francois Hollande dhe kryeministri i tij, relativisht i ri, Valls. Manuel Valls i ofroi paradite presidentit dorëheqjen e qeverisë së tij dhe Hollande e ngarkoi Valls menjëherë që të krijojë qeverinë e re.

Është kapërcyer masa

Shkaktare të turbulllirave të fundit janë deklaratat kritike ndaj qeverisë të ministrit të ekonomisë Arnaud Montebourg. Pikërisht njeriu, i cili duhet të mbajë përgjegjësinë për reformat ekonomike në Francën e tronditur tashmë rëndë nga kriza, kritikoi linjën e ve. Montebourg kërkoi një kthim prapa nga politika e kursimeve në Francë duke thënë se Gjermania nën kancelaren Angela Merkel i ka imponuar gjithë Europës një kurs të tillë kursimi. Nga qarqet e kryeministrit u tha se ministri i ekonomisë i krahut të majtë të socialistëve e ka kaluar masën me këto deklarata.

Megjithatë vetë presidenti Hollande fitoi zgjedhjet dhe postin duke u distancuar në një farë mënyre nga kursi politik europian i kancelares. Mëä vonë atij iu desh të pranojë se Grande Nation nuk ia del dot pa shkurtime të dhimbshme. Me sa duket kjo bindje nuk është përhapur ende kudo.

Megjithatë deri tani kryeministri Valls nuk ia ka dalë që të gjejë një recetë kundër papunësisë në e dytë për nga rëndësia në eurozonë. As konsolidimi i financave publike nuk po ecën sipas planit. Javën e kaluar qeveria la të kuptohet se produkti i brendshëm bruto rritet këtë vit 0.5%, vetëm sa gjysma e asaj, që është menduar më parë. Sipas ministrit të Financave, Michel Sapin, nuk do të ketë gjasa që në vitin 2015 të arrihet një rritje prej më shumë se një për qind. Deri tani ishin parashikuar 1.7 për qind. Lajmet e mira ekonomike tingëllojë ndryshe.