1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriza do të jetë me të vertetë e dhimbshme

24 Prill 2009

Komente të shtypit gjerman të ditës mbi prognozat koniukturore të zhvillimit ekonomik në Gjermani. Horizonti duket i zymtë, për ekonominë gjermane.

https://p.dw.com/p/Hd54
Pamje simbolike që tregon ekonominë në rënie.
Pamje simbolike që tregon ekonominë në rënie.Fotografi: DW-Montage

"Kölnische Rundschau"

Nëqoftëse u beson ekspertëve pjesën më të madhe të rrënimit e kemi lënë pas. Ky është pa dyshim një lajm i mirë. Ai çon në rradhë të parë në përfundimin, se për paketa të tjera koniunkturore do të pritet, derisa të mos jetë e qartë, se në ç´masë e ndihmojnë paketat e deritanishme zhvillimin e pritur ekonomik. Lajmi i keq është, se rënia koniunkturore në tregun e punës do të mbërrijë me të vertetë në vitin 2010. Natyrisht: Nqs porositë, megjithë çlodhjen graduale të ekonomisë nuk mjaftojnë për të çliruar kapacitetet, puna me orar të shkurtuar nuk sjell dobi, në periudhë afatgjatë. Tregu i punës do të shkojë me ngadalë poshtë dhe po me ngadalë do të ngjitet përsëri. Dhe kjo rrugë do të jetë e gjatë.

"Augsburger Allgemeine"

Kriza do të jetë me të vertetë e dhimbshme, do të kushtojë shumë vende pune dhe do të mundet vetëm me çmimin e borxheve të reja shumë të larta. Mënjanimi i pasojave do të na kushtojë vite të tëra. Shteti nuk mund të pengojë recesionin, por të zbusë pasojat e tij. Këtë përpiqet të bëjë qeveria, me shumë para dhe instrumente si paratë për punën me orar të shkurtuar. Meqenëse ekonomia gjermane me punonjësit e saj të zellshëm ka një gjendje të mirë, nuk ka shkak për të ngjallur zi. Por shpresë që së shpejti të shohim dritë në fund të tunelit.

"Nordabyerischer Kurier"

"Njerëzit reagojnë me maturi, as anketimet nuk sinjalizojnë asnjë lloj radikalizimi, megjithë ka shumë të papunë prej një kohe të gjatë dhe pakënaqësi për disbalancën sociale në vend. Por e drejtë është edhe të thuhet se sa më shumë zgjat rrëzimi, që më fort do t'i prekë disa. Edhe puna me orar të shkurtuar vlen provizorisht për një kohë të shkurtër, më vonë kërcënon papunësia edhe më e lartë. A do të vijë në kohën e duhur hovi tjetër ekonomik, për të penguar më të keqen? Të gjithë studjuesit e koniunkturës rrahin vaj në uthull, në një situatë të tillë difuze janë të pamundura parashikimet serioze." (av/aca/dpa)