1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriza në industrinë e automobilëve makth për qeverinë dhe ndërmarrjet në Gjermani

4 Maj 2009

Me industrinë e automobilëve janë të lidhura shumë sektorë të tjerë të prodhimit të pjesëve të këmbimit e si rrjedhojë edhe shumë vende pune.

https://p.dw.com/p/HjQJ
Shumë të ashtuquajtur ekspertë gjermanë të automobilëve shtrembërojnë turinjtë ndaj ofertës së Fiatit për të blerë Opelin
Shumë të ashtuquajtur ekspertë gjermanë të automobilëve shtrembërojnë turinjtë ndaj ofertës së Fiatit për të blerë OpelinFotografi: dpa/picture-alliance

"Qysh në vitet përpara krizës, kur punët ecnin mirë, në industrinë e autmobilëve ka pasur mbiprodhim të madh." - shkruan gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung". Kjo mbulohej prej prodhuesve, të cilët përmes ofertave të mëdha e dyndnin tregun me automjete. Me këtë ata çuan në ngopjen e tregut, aq më tepër që makinat kanë sot një jetëgjatësi shumë më të lartë se përpara. Si rrjedhojë është i pashmangshëm një riorganizim i dhimbshëm, sepse ata që kanë fituar dje jo patjetër duhet të jenë edhe fituesit e së nesërmes. Një krizë e rëndë e industrisë së automobilëve ka qenë gjithmonë një makth për qeveritë dhe ndërmarrjet në Gjermani. Me këtë degë janë të lidhura edhe shumë sektorë të tjerë të prodhimit të pjesëve të këmbimit e si rrjedhojë edhe shumë vende pune. E megjithatë do të ishte naivitet të besoje, se në kohët e kthesave të mëdha Gjermania do të mbetej një 'ishull i paprekur'."


Gazeta "Heilbroner Stimme" komenton rastin e Fiatit, që do të blejë Opelin nga General Motors: "Është si një teatër absurd. Shumë të ashtuquajtur ekspertë gjermanë të automobilëve shtrembërojnë turinjtë dhe e trajtojnë Fiatin, sikur të ishte një firmë italiane automobilësh e rrënuar dhe pa berqet. Gëlltitja e Opelit prej Fiatit konsiderohet nga disa politikanë dhe sindikalistë aq absurde, sikur të flitej për një dyqan të vogël lagjeje, që do të synonte blerjen e rrjeteve të supermerkatove të mëdha si Lidl apo Aldi. Por kjo arrogancë nuk u shkon përshtat as sindikatave dhe aq më pak politikanëve drejtues të landeve, të cilët nuk kanë njohuritë e duhura për sektorin e automobilëve. Kushdo që do të merrej më konkretisht me koncernin e Torinos, do ta kuptonte, se çfarë ka arritur ai kohët e fundit."

Autor: Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi: Pandeli Pani