1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

310108 AU Kenia

Marc Engelhard1 Shkurt 2008

Nën hijen e krizës në Kenia në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba, po zhvillohet takimi i nivelit të lartë të vendeve anëtare të Bashkimit Afrikan.

https://p.dw.com/p/D0s6
Pjesëmarrës të takimit në Adis AbabaFotografi: AP
Kriza në Kenia nuk ishte fare në rend të ditës të takimit të nivelit të lartë të vendeve anëtare të Bashkimit Afrikan, por sapo në sallë zuri vend presidenti Mvaki Kibaki drejt tij u drejtuan breshëri kritikash.
Äthiopien Gipfeltreffen der Afrikanischen Union AU Alpha Oumar Konare
Presidenti i Komisionit të Bashkimit Afrikan Alpha Oumar Konare duke folur në hapje të takimitFotografi: picture-alliance/ dpa
Jepini fund dhunës!" - me këto fjalë iu drejtua presidenti i Komisionit të Bashkimit Afrikan Konaré palëve të konflikti në Kenia. Kurse sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon theksoi: „Dhuna po vazhdon dhe kërcënon të marrë përmasa katastrofale. U bëj thirrje të gjithë udhëheqësve politikë të Afrikës si dhe politikanëve dhe qytetarëve të Kenias t'i japin fund dhunës dhe ta zgjidhin krizën përmes dialogut duke respektuar demokracinë."
Megjithë kritikat Kibaki s'ka pse të ketë frikë prej pasojave
Kibaki vërtet që i hodhi sytë pak i prekur përtokë, por frikë prej pasojave ai s'ka pse të ketë. Çështja e Kenias nuk pritet të diskutohet më gjatë këtij takimi që vazhdon deri ditën e shtunë. Ndërkohë për Kibakin pritja si i barabartë me presidentët e tjerë të vendeve afrikane në Adis Abeba ishte më tepër se pranim i tij në këtë rreth. Falsifikimi i zgjedhjeve në Kenia nuk pritet të jetë temë e takimit, edhe prej faktit se shumica e 40 kryeministrave apo presidentëve që marrin pjesë në këtë takim kanë ardhur vetë apo vazhdojnë të mbahen në pushtet me rrugë dhe metoda të dyshimta.
Kenia Unruhen Mann in Autowrack
Dhunë në KeniaFotografi: AP

Gjendja në Kenia vazhdon të jetë e acaruar
Të enjten në Eldoret u vra prej një personi të veshur me uniformën e policit rrugor deputeti i opozitës David Kimutai Too dhe një police që e shoqëronte. Edhe pse policia deklaroi se vrasje ishte bërë për motive xhelozie, nga atentatori mendonte se deputeti dhe policja kishin një aferë dashurie me njëri-tjetrin, opozita mendon se me vrasje të tilla qeveria e Kibakit po përpiqet të pakësojë numrin e deputetëve të opozitës në parlament.