1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriza në Siri çon Ananin në Moskë dhe Banin në Pekin

Mimoza Cika-Kelmendi17 Korrik 2012

Po intensifikohen përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës në Siri, sepse situata në vend po përkeqësohet edhe më shumë për shkak të luiftimeve mes trupave qeveritare dhe kryengritësve.

https://p.dw.com/p/15Yxw

Me një nismë të dyfishtë përpjekjet diplomatike për një zgjidhje të konfliktit në Siri po intensifikohen shumë. I dërguari i posaçëm i OKB-së, Kofi Annan, do të zhvillojë bisedime në Moskë lidhur me gatishmërinë e shefit të Kremlinit, Vladimir Putin për një ndryshim të pozicionit të vendit që ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit. Paralelisht për këtë qëllim udhëtoi për në Pekin edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun që pritet të zhvillojë bisedime me udhëheqjen kineze.

Source News Feed: EMEA Picture Service ,Germany Picture Service Residents are seen beside members of the United Nations observers mission in Syria, during a field visit al-Trimsa village near Hama July 13, 2012. Picture taken July 13, 2012. REUTERS/Shaam News Network/Handout (SYRIA - Tags: POLITICS CIVIL UNREST) FOR EDITORIAL USE ONLY. NOT FOR SALE FOR MARKETING OR ADVERTISING CAMPAIGNS. THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. IT IS DISTRIBUTED, EXACTLY AS RECEIVED BY REUTERS, AS A SERVICE TO CLIENTS
Fotografi: Reuters

Kina dhe Rusia kanë penguar dy herë me veton e tyre miratimin e një rezolute që ka të bëjë me marrjen e veprimeve të ashpra nga ana e Këshillit të Sigurimit ndaj Sirisë. Më parë ministri i Jashtëm rus Sergeji Lavrov kishte akuzuar perëndimin për situatën e krijuar në Siri. "Disa vende perëndimore provokuan luftën civile në Siri dhe insistuan për vendosjen e sanksioneve nga Këshilli i Sigurimit, tha ai para gazetarëve në Moskë. Popullit sirian kjo po i kushton shumë, tha më tej ai. Pas shpërthimit të luftimeve të ashpra në kryeqytetin Damask, kryengritësit bënë thirrje për një ofensivë në mbarë vendin, bën të ditur agjencia e lajmeve afp.

"Ushtria e lirë siriane" kërkoi nga luftëtarët e saj si reagim ndaj masakrave të regjimit që të shkatërrojnë pikat e kontrollit të ushtrisë, policisë dhe milicisë. Ditën e hënë kryengritësit njoftuan se ka pasur luftime të ashpra në disa zona të kryeqytetit. Edhe organizata ndërkombëtare Kryqi i Kuq është shprehur zyrtarisht për një "luftë civile" në Siri. Luftimet e fundit ishin nga më të ashprat qysh prej fillimit të protestave për largimin e qeverisë dhe presidentit aktual Bashar al-Asad para 17 muajsh.