1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

240309 Köhler Rede Finanzkrise

25 Mars 2009

Këhler u bëri thirrje qeverive, që të veprojnë me vendosmëri për përballimin e krizës. Në fjalimin e tij të Berlinit Këhler dënoi lirinë e pakufizuar të tregjeve financiare dhe kërkoi një treg me rregulla dhe moral

https://p.dw.com/p/HJZt
Presidenti gjerman, Horst Köhler, duke mbajtur fjalimin në BerlinFotografi: picture-alliance/ dpa

Sipas Presidentit gjerman, Horst Këhler, ekonomia sociale e tregut është sistemi më i përshtatshëm i vlerave për të kapëcyer krizën aktuale botërore në fushën e ekonomisë dhe të financave. Vetëm rritja e vazhdueshme ekonomike nuk është zgjidhje e problemeve dhe garanci për paqen. Liria e pakufizuar përmban në vetvete edhe shkatërrimin, tha Këhler duke lavdëruar ekonominë e tregut në rast se ajo zbatohet në praktikë në mënyrë të drejtë:

"Ajo bashkon në një lirinë dhe përgjegjësinë në shërbim të të gjithëve. Kjo kulturë nuk u respektua. Le ta zbulojmë sërish përfitimin kulturor të ekonomisë sociale të tregut."

Një shtet i fortë duhet të vendosë rregulla për tregun. Këhleri kritikoi edhe faktin që institute bankare me emër nga Gjermania, humbën drejtimin dhe aftësinë për të gjykuar duke u marrë me rreziqet. Deri tani jemi duke pritur më kot për një autokritikë të pranueshme të atyre, që mbajnë përgjegjësinë si dhe kontributin e tyre financiar për minimizimin e dëmeve të shkaktuara.

Horst Köhler - Berliner Rede 2009
Presidenti Köhler duke folur në kishën e shën ElisabetësFotografi: picture-alliance/ dpa

Rreth 300 të ftuarit në Kishën e shön Elisabetös nö Berlin regjistruan edhe një goditje anësore të Këhlerit ndaj koalicionit qeverisës, gjithnjë e më tepër në grindje me njëri tjetrin. Edhe në prag të zgjedhjeve për parlamentin nuk mund t`i shmangesh përgjegjësisë për të qeverisur. Gjithsesi kriza po tregon edhe anën e saj të mirë, tha Presidenti.

"Për shembull ajo, që synon Barack Obama për ekonominë dhe shoqërinë në SHBA, i ngjan në parim modelit tonë të ekonomisë sociale të tregut. Kjo tregon gjithashtu se gjermanët kanë ç`të ofrojnë në lidhje me kapërcimin e krizës."

Fjalimi i Këhlerit mbante titullin "Besueshmëria e lirisë". Në të Presidenti paraqiti për herë të parë gjerësisht qëndrimin e tij në lidhje me krizën financiare. Meqenëse çdo kontinent është prekur nga kriza, kërkohet një përgjigje globale, tha Këhleri duke kërkuar, që sidomos veriu të ndryshojë mendim. Rreth 15 përqind e njerëzve në botë kanë një standard të ngjashëm jetese me atë të gjermanëve, prandaj e nevojshme është një politikë zhvillimi për të gjithë planetin dhe në rradhë të parë për Afrikën.

Këhler, i cili dikur ka qenë shef i Fondit Monetar Ndërkombëtar, kërkoi një kontroll ndërkombëtar unik për institutet e mëdha fianciare. Po ashtu edhe një reformim të rendit ndërkombëtar ekonomik dhe financiar nën drejtimin e OKB-së.

Autor: Bernd Gräßler/Pandeli Pani

Redaktoi: Angjelina Verbica