1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeministri malazez Milo Gjukanoviç në Tiranë

Ani Ruci / Tiranë25 Nëntor 2008

Shqipëria dhe Mali i Zi kundër planit 6 pikësh të OKB për Kosovën - rrezik për stabilitetin e Ballkanit, mundësi për kthim në konfliktet etnike të së shkuarës.

https://p.dw.com/p/G1tP
Milo Gjukanoviç
Milo GjukanoviçFotografi: picture-alliance/ dpa
Tirana dhe Podgorica kanë pikëpamje të përbashkëta lidhur me planin 6 pikësh te Kombeve te Bashkuara për vendosjen në Kosovë të misionit të BE, te njohur me inicialet EULEX . Të dyja vendet fqinje e shohin atë si "një plan që rrezikon stabilitetin e Ballkanit."

"Plani prej 6 pikash paraqet probleme shumë serioze. Në disa aspekte ky plan të krijon përshtypjen se favorizoin një lloj ndarjeje të butë të Kosovës mbi, gjë që nuk besoj të jetë qëllimi i Kombeve të Bashkuara dhe i BE. Gjithsesi, një përshtypje e tillë është e rrezikshme," tha kryemnistri Berisha në Tiranë, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryemnistrin malazez, Milo Gjukanoviç.

Nacionalizmi serb në Ballkan - problem

"Ideja e krijimit të një supërpakice në Balkan dhe kjo qenka vetëm serbe është absolutisht e dëmshme. Së pari për vetë pakicën dhe së dyti për Balkanin në tërësi, pasi është një rajon i pasur me pakica. Nëse problemi i Ballkanit është gjendja e pakicës serbe në Kosovë apo nacionalizmi serb në Beograd, atëhere kjo e dyta është problemi në Ballkan," tha kryeministri Berisha.

Moskonsultimi paraparak i OKB -së me faktorët lokalë - kosto e lartë për rajonin


"Aktet e destabilizimit kanë një kosto shumë të lartë prandaj po e ndjekim jo pa shqetësim këtë plan. Gjithsesi shpresoj se Këshilli i Sigurimit do të marrë parasysh planoin me 6 pika dhe atë me 4 pika të Prishtinës dhe do të gjejë një projekt të pajtueshëm. Nuk mund të jetë një projekt i qëndrueshëm kur pranohet plotësisht nga njëra palë dhe hidhet poshtë nga pala tjetër. Shpresoj të gjendet një zgjidhje në përputhje me qëllimimn e këtij plani : stabilitetin e Balkanit," tha kryeministri Berisha.

Milo Gjukanoviç - projekt i varrosur ndarja e Kosovës mbi baza etnike

"Mundësitë e ndarjeve të tilla në Kosovë, Bosnjë, Maqedoni apo Serbi janë pa baza. Por nëse ndodh diku do të shkaktonte një reaksion zinxhir, që mund ta kthente Balkanin në të shkuarën, në vitet 90-te të shekullit të kaluar. Shpresoj se politikanët e urtë nuk do të lejojnë zhvillimin e situatave të tilla, që i kemi lënë pas dhe kërkojmë t`i harrojmë," tha në Tiranë , kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç.

Deklaratat kundërshtuese ndaj planit 6 pikësh te Kombeve të Bashkuara për vendosjen e EULEX-it në Kosovë u bënë të martën, më 25 nëntor gjatë një vizite zyrtare që kryeministri malazes Gjukanoviç zhvilloi në Tiranë. Ai pati bisedime për rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe ate rajonal për të përshpejtuar proceset integruese euro - atlantike.