1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeministri turk duhet t'i marrë seriozisht shenjat paralajmëruese

Bahaeddin Güngör1 Qershor 2013

Drejtimi i një Turqie moderne dhe laike, vetëm mbi bazën e ndalimeve dhe refuzimin e kundërshtarëve politikë dhe fetarë nuk mund të përfundojë mirë.

https://p.dw.com/p/18iLs
Fotografi: Reuters

Ngjarjet tronditëse në Turqi filluan pas një proteste paqësore për të mbrojtur një park të vogël, pemët e të cilit do të bëheshin pre e një projekti të çuditshëm ndërtimi dhe një qendre tregtare. Ambientalistët krijuan një front proteste, të cilin policia turke donte ta thyente me një forcë brutale jo të denjë për një shtet ku sundon shtesi i së drejtës. Por kjo s'pati sukses, madje radhët kundër kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan u bënë më të dendura dhe më të mëdha. Demonstratave të Stambollit kundër qeverisë ia shtuan të tilla në Ankara, Izmir dhe në qytete të tjera të Anadollit.

Llogaria e gabuar që bën Erdogani është se ai mendon që superioriteti në parlament i jep atij të drejtën të përdorë pushtetin e tij të legjitimuar në mënyrë demokratike pa marrë parasysh forcat demokratike të opozitës dhe shoqërinë e cila prej tij është tepër e polarizuar. Prandaj, ai nuk duhet të befasohet, nëse kundërshtarët e tij politikë dhe tani edhe protestuesit turq e krahasojnë atë me despotët e rrëzuar në vendet arabe. Fronti aspak homogjen i opozitës turke ka rënë dakord fillimisht për emëruesin më të vogël të përbashkët, t'i tregojë Erdoganit kufijtë e pushtetit të tij.

Përpjekjet e Erdoganit dhe pasuesve të tij më të afërt në qeveri për të angazhuar policinë dhe për të përdorur edhe gaz lotsjellës apo pompa uji me presion të lartë nuk ishin të nevojshme. E megjithatë ai deklaron se do t'i përdorë këto armë "nëse është e nevojshme", edhe në raste të tjera në të ardhmen. Në këtë mënyrë ai është ,jaft larg gatishmërisë për një dialog shoqëror. Por kjo është pikërisht respekti ndaj shtresave të shumta etnike dhe fetare të shoqërisë turke e dikton dialogun në vend të një strategjie të tipit "Basta".

Deutsche Welle Türkisch Bahaeddin Güngör
Bahaeddin GüngörFotografi: DW

Përse Erdogani i rekomandoi ish-mikut të tij, diktatorit sirian Bashar al-Asad, në fillim të luftës civile që të mos vepronte aq ashpër kundër protestuesve? Në mënyrë që në anën e opozitës të mos shtohej gatishmëria për dhunë. Pse rekomandoi ai pas demonstratave dhe përmbysjes së regjimit të Mubarakut si model laicizmin, ndarjen e fesë dhe nga shteti? Në mënyrë që Egjipti të realizojë bashkëjetesën paqësore të besimeve dhe të demokracisë. Të gjitha këto rekomandime ishin të mira për shokët e vjetër a të rinj në vendet arabe, por në vendin e tij Erdogani nuk nuk lë hapësirë të lirë për një konsensus shoqëror të cilit duhet t'i përkushtohet edhe opozita.

Ashpërsia e Erdoganit kërcënon zhvillimet pozitive ekonomike dhe turizmin si një nga burimet kryesore të të ardhurave të Turqisë, për të cilat ajo lakmohej nga shumë vende evropiane. Erdogani rrezikon me qëndrimin e tij të paepur ndaj kritikave për politikën dhe personin e tij edhe të ardhmen e tij politike. Drejtimi i një Turqie moderne dhe laike, vetëm mbi bazë e ndalimeve dhe refuzimin e kundërshtarëve politikë dhe fetarë nuk mund të përfundojë mirë.

Ngjarjet e fundit në rrjedhën e konfliktit për shpëtimin e një parku relativisht të vogël në sheshin Taksim prej një ndërtimi të panevojshëm, janë ndoshta një nga paralajmërimet e fundit para përshkallëzimit të mëtejshëm. Erdogani duhet t'i marrë seriozisht shenjat paralajmëruese, në mënyrë që sheshi Taksim të mos vazhdojë të krahasohet simbolikisht me sheshin Tahrir në Kajro. Gjykata Administrative e Stambollit u dha me urdhërin për pezullimin e përkohshëm të projektit të gjitha palëve kohë për t'u qetësuar. Ky vendim ishte i drejtë shumë i drejtë dhe i rëndësishëm. Tani vetëm mund të shpresojmë se, sidomos Erdogani, por dhe opozita do të kërkojnë zgjidhje të pranueshme për të dalë nga kriza dhe gjithashtu do t'i realizojë ato. Kjo sepse Turqia shërben si udhërrëfyese shumë e rëndësishëm për shumë vende të rajonit, që kërkojnë një model të denjë për organizimin e shtetit në bazë të bashkëjetesës së fesë islame dhe të demokracisë.