1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Business as usual në samitin Rusi-BE

5 Qershor 2012

Business as usual - sipas kësaj motoje kaloi samiti i 29 Rusi-BE në Shën Petërburg. Si mikpritësi Putin ashtu edhe kryesia nga Brukseli i shmangën temat e konfliktit. Kjo nuk do të thotë që të tilla nuk pati.

https://p.dw.com/p/157yU
Fotografi: dapd

Vladimir Putin u mundua. Samiti i parë Rusi-BE (03.06.- 04.06.2012) pas kthimit të tij në Kremlin duhet të rrezatonte harmoni (nisur që nga zgjedhja e vendit, ajo ishte simbolike). Presidenti rus e kishte ftuar kryesinë e BE-së në qytetin e tij të lindjes Shën Petërburg. Ai i priti ata në një pallat të dikurshëm të Pjetrit të Madh, restaurimin e të cilit e pati porositur ai vetë.

Evropianët u dukën shumë të impresionuar prej ndërtimit dhe parkut me kanalet, fontanat dhe skulpturat. "Një pallat i mrekullueshëm", përsëriti presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso. Kryetari i Këshillit Herman Van Rompuy bëri fjalë për një "shenjë" për marrëdhëniet ruso-evropiane. Në Rusi Shën Petërburgu konsiderohet qysh prej kohës së carëve si "dritare nga Evropa".

Një bilanc pozitiv

Marrëshëniet midis Moskës dhe Brukselit janë shumë të mira dhe mund të bëhen edhe më të mira, thanë pjesëmarrësit në samit. Ata përsëritën disa herë që BE-ja është partneri më i rëndësishëm tregtar i Rusisë dhe se përbën rreth gjysmën e bilancit të jashtëm tregtar rus. Van Rompuy dhe Barroso lëvduan si arritje të madhe të viteve të fundit anëtarësimin e rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT/WTO), i cili do të miratohet zyrtarisht në muajt e ardhshëm. Veç kësaj ata ngritën lart nismën e themeluar në 2010-n "Partneritet dhe modernizim" dhe dialogun mbi lehtësimin e vizave.

Në 2011-n u mor vendimi për anëtarësimin e Rusisë në OBT me seli në Gjenevë.
Në 2011-n u morr vendimi për anëtarësimin e Rusisë në OBT me seli në Gjenevë.Fotografi: AP

Duket se për presidentin rus kjo pyetje është veçanërisht e rëndësishme. Rusia synin një heqje të shpejtë të detyrimit për vizë me BE-në, tha Putin. Ai i konsideron të pambështetura frikërat e evropianëve prej një vale migrantësh për punë. Kriminelët rusë janë sidoqoftë në Evropë dhe detyrimi për vizë prek shtetasit e thjeshtë si biznesmenët dhe gazetarët, tha presidenti. Presidenti i Komisionit të BE-së iu përgjigj për këtë se BE-ja e pranon heqjen e vizave si një synim afatgjatë, por kjo kërkon miratimin e të gjitha shteteve anëtare.

Heshtje për zgjedhjet e diskutueshme

Si Putini ashtu edhe miqtë e tij u përpoqën për harmoni dhe i shmangën temat ngacmuese. Për shembull, kur u përmend gjendja në Siri, e cila perceptohet ndryshe në Moskë dhe në Bruksel, të dy palët theksuan refuzimin e dhunës. Në konferencën për shtyp nuk u tha asnjë fjalë për mbrojtjen raketore të NATO-s, e cila në Rusi shkakton kritikë. Po kështu pa u përmendur mbeti edhe ndalimi i importeve nga Rusia për gjënë e gjallë nga vendet e BE-së.

Anëtaret e bandës muzikore "Pussy Riot" janë prej muajsh në paraburgim.
Anëtaret e bandës muzikore "Pussy Riot" janë prej muajsh në paraburgim.Fotografi: dapd

Nuk pati as përmendje të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Rusi, të cilat janë kritikuar nga BE-ja dhe OSBE-ja si jodemokratike. Në diskutimin politik fjala "zgjedhje" nuk u zu në gojë asnjë herë të vetme.

Ndërkohë veprimtarët rusë për të drejtat e njeriut u bënë thirrje paraprakisht pjesëmarrësve në samit që të shpreheshin në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut në Rusi. Në një deklaratë, ata kritikuan ashpërsimin e planifkar të dënimeve në rast protestash publike, arrestimin për ta të shpërpjesëtuar të vajzave të bandës së muzikës punk "Pussy Riot" dhe ligjet më të ashpra kundër "propagandës së homoseksualëve". Edhe prej këtyre temave nuk u cek në samit asnjëra.

Autor: Roman Goncharenko / Elert Ajazaj

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi