1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kthimi i të zhvendosurve në Kosovë

Bahri Cani5 Janar 2008

Kthimi është një prej standardeve, të cilat deri tani nuk janë realizuar sa duhet. Ministri për kthimin, në qeverinë e Agim Çekut, Branisllav Grbiq, thotë se për këtë vit janë ndarë shtatë milionë euro.

https://p.dw.com/p/Ckrq
Fotografi: Refki Alija

Sipas të dhënave të UNHCR-së, në Kosovë janë kthyer deri tani 16.500 të zhvendosur. 45 përqind prej tyre janë serbë. Ministri Branisllav Grbiq shpjegon se ka disa shkaqe për kthimin kaq të dobtë.

"Siguria nuk do të duhej të ishte pengesë serioze për kthimin e të zhvendosurve. Për kthimin e dobtë ndikojnë në radhë të parë kushtet për ekzistencë: punësimi, shkollimi dhe kushtet sociale e ekonomike. Prej këtyre kushteve varet edhe kthimi i të zhvendosurve", pohon Grbiq.

Ministri serb në qeverinë e Çekut është i bindur se në kthimin e bashkëkombasve të tij do të ndikojë edhe zgjidhja e statusit të Kosovës. Grbiq shpjegon se ministria e tij për kthimin individual dhe të organizuar të të zhvendosurve, gjatë vitit të kaluar ka ndarë 5,2 milionë euro. Dy milionë prej tyre janë ndarë për krijimin e infrastrukturës, e cila mundëson integrimin më të lehtë të minoriteteve në shoqërinë kosovare. Ndër tjerash janë ndërtuar edhe terene sportive dhe janë blerë kompjutorë për shkolla.

Aktualisht po përpunohet të gjitha të dhënat, ku saktësisht do të dihet se kush dhe ku është kthyer. Ato që më së shumti kanë ndihmuar për kthimin e të zhvendosurve janë Organizata e KB për zhvillim, UNPD-ja. Së bashku me ministrinë për kthim, janë ndërtuar në dy fshatra të Fushë Kosovës, 20 shtëpi. Në Berkovë dhe Klinavac, janë ndërtuar poashtu 20 shtëpi. Ndërsa në komunën e Vushtrisë dhe 17 të tjera, ku janë sistemuar romët, egjiptianët dhe ashkalinjtë. Ministri Grbiq shpjegon se gjatë vitit të kaluar janë ndërtuar edhe 100 shtëpi për kthim individual. Pëfaqësuesi i UNPD-së, Frode Mauring thotë se "gjatë vitit 2007 është ndihmuar kthimi në shtëpitë e tyre i 300 familjeve serbe. Serbët e kthyer kanë filluar të integrohen në shoqërinë kosovare. Kemi ndihmuar edhe kthimin e romëve, ashkalivë dhe egjiptianëve, por edhe kthimin e shqiptarëve në rajkonet e banuara me shumicë serbe".

Mauring nënvizon edhe projektin e Qeverisë norvegjeze për financimin e tregut të punës. Përmes këtij projekti janë kualifikuar dhe janë punësuar 1400 të rinjë. Mauring pohon se një prej sfidave më të mëdha gjatë vitit 2008 do të jetë menaxhimi i institucioneve dhe hapja e vendeve të reja të punës. Këto probleme nuk mund të zgjidhen automatikisht me zgjidhjen e statusit të Kosovës. Ndërsa ministri Grbiq bënë të ditur se edhe gjatë këtij viti do të vazhdohet me khtimin dhe krijimin e kushteve për integrimin e të zhvendosurve. Më së shumti këtë vit do të punohet për kthimin e të zhvendosurve në fshatra, por do të insistohet edhe në fillimin e kthimit nëpër qytete, mbase kthimi atje është shumë më i shtrenjtë dhe i komplikuar.

Se bashku me UNPD-në dhe Agjencinë evropiane për zhvillim do janë hartuar planet për kthimin edhe gjatë viteve 2009 dhe 2010, ngjashëm me programet për Bosnje - Hercegovinë.