1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ku fillon vrasja? - Debate për eutanazinë

Bernd Gresler4 Korrik 2008

Në Gjermani është rindezur diskutimi politik për eutanazinë, dhënien e ndihmës për të vrarë veten. Shkas u bë një video, të cilën e publikoi në krye të kësaj jave ish-senatori i drejtësisë së Hamburgut, Roger Kush.

https://p.dw.com/p/EWIu
Fotografi: AP

Ai donte të provokonte dhe ia doli mbanë. Ish-senatori i drejtësisë së Hamburgut Roger Kush, e ndihmoi për të vdekur një grua 79 vjeçare nga Vyrcburgu. Reagimet që priteshin nuk vonuan: gazeta më e madhe bulaverdaske e Gjermanisë e barazoi Kushin me një vrasës. Në vend që të shpëtonte jetë njerëzish, ai ofroi kupën me helm. Shoqatat e mjekëve u treguan të shqetësuara.

Ish senatori i Hamburgut, Roger Kusch
Ish senatori i Hamburgut, Roger KuschFotografi: AP

Politika u alarmua

Kancelarja Angela Merkel theksoi në televizionin N24: "Unë jam absolutisht kundër çdo forme të ndihmës aktive për suicid; në çfarëdo forme që të vijë ajo. Dhe prandaj, ky rast duhet të shërbejë për të rikontrolluar , se çfarë masash juridike shtesë duhen marrë. Mendoj se duhet t'i përmbahemi mjaft fort pozicionit - dhe ky është edhe pozicioni i partive unioniste- se nuk duhet të jepet ndihmë aktive për të vrarë veten."

Ndihma për suicid është e ndaluar në Gjermani

Të vrasësh pas një kërkese që të bëhet mund të dënohet me deri pesë vjet heqje lirie. Por juristi Kush megjithatë nuk kishte dhënë ndihmë aktive për suicid, vetëm ia kishte siguruar damës së moshuar medikamentin vdekjeprurës. Kur gruaja e piu ilaçin, ai kishte dalë nga dhoma. Prokuroria nuk sheh dyshime fillestare për një vepër penale. Sepse kjo ndihmë indirekte për suicid nuk është e ndalua edhe në Gjermani, po të jetë në përputhje me dëshirën e pacientit. Pensionistja kishte pasur frikë, se nuk do të kalonte një jetë të plotësuar më në një shtëpi për përkujdesjen e pleqve.

"Mëkatarja" - Filmi që shkaktoi skandal në Gjermani sepse u morr me tema tabi si prostitucion, vetëvrasje dhe dhënie ndihma për të vdekur.
"Mëkatarja" - Filmi që shkaktoi skandal në Gjermani sepse u morr me tema tabi si prostitucion, vetëvrasje dhe dhënie ndihma për të vdekur.

Shumë vetë kërkojnë dënime penale kundër ndihmave për të vrarë veten

Shumë lande gjermane të drejtuara nga partitë unioniste CDU dhe CSU duan të ndëshkojnë penalisht jo vetëm ndihmën aktive për suicid, por edhe biznesin e ndihmës pasive për suicid. Megjithatë, edhe në Gjermani janë shtuar zërat që këkojnë zgjidhje më liberale, veçanërisht në rastet e pacientëve të sëmurë rëndë e me dhimbje. Institucione që e ofrojnë një ndihmë të tillë vetëm duhet të kontrollohen më mirë, kërkojnë ata. Megjithatë, asnjë politikan nuk harron të kujtojë, se në radhë të parë duhet të vijë përpjekja për t'ia ndërruar mendjen dikujt të ndahet vullnetarisht nga jeta.