1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

121211 Fanprojekt Düsseldorf

13 Dhjetor 2011

Fortuna e Dyseldorfit është kampione në kategorinë e dytë të futbollit gjerman. Edhe projekti i bashkëpunimit me tifozët e klubit, po jep frytet e pritura. Në Dyseldorf nuk ka trazira mes tifozëve të klubeve të ndryshme.

https://p.dw.com/p/13S1v
Tifozët kundër racizmit
Tifozët kundër racizmitFotografi: Fanprojekt Hannover

Dhuna në stadiume - ky fenomen ka ekzistuar më parë edhe në Dyseldorf. Nga fundi i viteve 80-të në këtë klub ka nisur një projekt i tifozëve dhe prej atëherë gjendja është qetësuar. Projekti me fansat angazhohet për evitimin e dhunës, pohon bashkëpuntori Benjamin Belhadj. "Prandaj shpesh përpiqemi që gjërat t'i zgjidhim para se të shkaktohet ndonjë problem. Puna jonë kryesore është që në ditët e ndeshjeve të zgjidhim, për shembull, situatat e mundëshme të konfliktit mes policisë dhe tifozëve - para se të ndodhë ndonjë problem më i madh."

Benjamin Belhadj
Benjamin BelhadjFotografi: Fanprojekt Düsseldorf/Jugendring Düsseldorf

Kjo punë kryhet kryesisht mirë. Situata ishte e qetë madje edhe kur erdhën tifozët e Dinamos së Dresdenit, të njohur për gatishmërinë e tyre për akte të dhunshme. "Kur Dresdeni ishte mysafir në stadiumin tonë, nuk ka ndodhur asgjë. Duhet thënë se Dyseldorfi është një vend shumë i hapur. Fansat janë të sjellshëm këtu, sepse klubi u lejon të bëjnë shumë gjëra. Shpesh ndodhë që klubet të ndalojnë futjen e gjërave të ndryshme apo flamujve në stadiume, që natyrisht sjell deri tek mosmarrëveshjet."

Fortuna e Dyseldorfit dikur ka qenë në kategorinë e parë, por ka rënë dy kategori më poshtë. Tani është në ligën e dytë ku ka siguruar titullin e kampionit vjeshtor. Kjo ka bërë që stadiumi të jetë gati gjithmonë plot. "Tani po vjen një gjeneratë e re. Fëmijët me dëshirë bartin ngjyrat e klubit të Fortunës dhe jo të Bajernit të Mynihut. Tani në stadium mblidhen 30.000 njerëz në garat e ligës së dytë, që është e mrekullueshme."

Paul Tenckhoff është një tifoz i zjarrtë i Fortunës. Ai ka blerë biletën vjetore për të gjitha ndeshjet, si edhe shoku i tij Daniele Cioli. "Njeriu këtu takon gjithmonë shokë, ndërsa orari i ndeshjeve për ne është një obligim. Fortuna na gëzon dhe kemi vendosur të futemi në klubin e fansave të saj."

Tifozët kundër racizmit
Tifozët kundër racizmitFotografi: Fanprojekt Hannover

Atmosfera në stadium është emocionale, por paqësore. Me Fortunën më lidhin ndjenjat e klubit nga vendlindja, thotë Elmar Fischer. "Fortuna për mua është e rëndësishme… - është qyteti im, vendlindja ime. Nuk mund ta paramendoj që të jem fans i ndonjë klubi tjetër. Kur mendoj për futbollin, mendoj për Fortunën. Gjërat tjera nuk më interesojnë."

Si këta tre studentë mendojnë edhe shumë të rinj të tjerë. Futbolli është për ta pika qendrore e organizimit të jetës. Përmes futbollit zhvillohen edhe projekte të ndryshme sociale me të rinjtë, pohon Belhadj. "Pa këtë punë shumë të rinj do të mbeteshin në rrugë ose do të futeshin në grupe të ndryshme të gabueshme. Ne këtu e ndjejmë veten si përgjegjës për pranimin e të rinjëve."

Projekti punon me tre bashkëputorë të përhershëm dhe tre bashkëpuntorë me honorarë. Ai financohet prej Federatës Gjermane të Futbollit, bashkisë dhe landit. Projekti ka filluar punën në vitin 1993. Ai u ofron të rinjëve edhe një restaurant kur mblidhen dhe shikojnë së bashku futboll, flasin dhe përgatisin koreografitë për ndeshje.

"Ne kemi nevojë edhe për një hapsirë ku mund të lëmë gjërat që nuk na duhen. Në qoftë se dikush është i pakënaqur kjo manifestohet edhe në stadium, e pakënaqësia shpejt shndërrohet në agresion. Ne përpiqemi të shtendosim gjendjen. Kur shohim se dikush ka ndonjë problem, ne ofrojmë ndihmë për rrugën të cilët duhet të ndjekë ai."

Tifozët kundër racizmit
Tifozët kundër racizmitFotografi: Fanprojekt Hannover
Tifozët kundër racizmit
Tifozët kundër racizmitFotografi: Fanprojekt Hannover

Në këtë vend nuk lejohet pirja e duhanit apo alkoholit. Njeriu mund të kënaqet duke shikuar futboll, pa gjëra të tjera, shpjegon Paul Tenckhoff. "Unë e pres me padurim çdo ndeshje, sepse Fortuna për momentin luan shumë mirë. Shpresoj se kjo do të ndodhë edhe në pjesën pranverore të kampionatit. Në qoftë se startohet me sukses, shpresoj se në fund të kamionatit ne në Dyseldorf sërish do të shikojnë ndeshje të kategorisë së parë."

Autor: Olivia Fritz/ Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama