1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

020309 DFB-Pokal-Vorschau

Mimoza Cika-Kelmendi3 Mars 2009

Gara për kupën e Gjermanisë në futboll ka disa ligje të veta për këtë bëhet më interesante. Sot nisin ndeshjet për çerekfinale dhe tensioni është rritur shumë. Përballë njëri-tjetrit janë tetë ekipe në katër ndeshje.

https://p.dw.com/p/H4ip
Fotografi: picture-alliance / Sven Simon

Sot do të zhvillohet ndeshja mes ekipit Mainz 05 dhe ekipit Shalke 04. Ky është një duel shumë interesant mes ekipit nga Rheinheseni, që bën pjesë në ligën e kategorisë së dytë dhe ekipit nga Ruhrgebit, që bën pjesë në kategorinë e parë. Aktualisht lojtarët e Mainzit rradhiten në vendin e dytë në listën e kategorisë së dytë, ndërsa Shalke 04 zbriti pas ndeshjes me Oberhausenin në vend të tetë, ku me gjithë pretendimet e tij ekipi pothuajse gjatë gjithë sezonit po qëndron pas. Por trajneri i tyre Fred Rutten e di se çfarë kërkon nga ekipi tij:

Schalke Trainer Fred Rutten
Tajneri i Shalkes, Fred RuttenFotografi: picture-alliance/ dpa

"Kjo është një lojë shumë e nxehtë. Ne duhet të jemi prezent 100% në lojë për të kaluar në raundin tjetër. Besoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë".

Dhe ndoshta vërtet pas këtyre fjalëve qëndron pranë edhe humbja. Jërn Andersen, trajneri i Mainzit i duhet të mos flasë shumë se çfare duhet të bëjë:

"Kjo është një lojë e veçantë tani brënda në shtëpi. Kupa, çerek finale, të gjitha biletat e shitura. Në qoftë se ne kualifikohemi për më tej, pra për në gjysëmfinale atëhere kjo është një ngjarje historike këtu në Mainz. Dhe sigurisht që ne po punojmë për këtë. Gjëja kryesore është, që ne të zhvillojmë një lojë të mirë dhe të përpiqemi ta arrijmë këtë. Se çfarë do të ndodhë, ne do ta shohim”.

Të mërkurën ekipi i Bajernit të Leverkuzenit luan në fushën e tij me ekipin e Bajernit të Mynihut. Ekipi në pozicion të gjashtë në tabelën e bundesligës ka përballë ekipin, që është një vend më sipër po në këtë tabelë, pra në pozicionin e pestë. Momentalisht të dyja ekipet janë përfshirë nga kriza.

Bundesliga Hannover gegen Leverkusen
Hanoveri mundi Bajernin e LeverkusenitFotografi: AP

Ekipi i Leverkuzenit pësoi humbje në fundjavë në Hanover, ndërsa ekipi kampion i Gjermanisë, Bajerni, të dielën doli me një barazim 0:0 me ekipin e Bremenit. Trajneri Jyrgen Klinsman lidhur me situatën aktuale në ekip thotë:

"Ne natyrisht e dimë, që tani duhet të ngjitemi në tabelë. Dhe po ashtu ne e dimë, që nuk është detyrë e thjeshtë, që të xhonglosh në të gjitha garat, kur që të gjithë janë të suksesshëm. Unë jam i sigurtë që ne megjithatë do t' ia arrijmë”.

Dhe si gjithmonë psikologjia është filozofia e ish-trajnerit të kombëtares gjermane. Leverkuzen - Bajern, asnjëri nga të dy ekipet nuk është favorit në të vërtetë në stadiumin Dyseldorf Arena.

Ndeshja tjetër interesante për çerek finalen e kupës është dhe ajo mes ekipit të Wolfsburgut dhe ekipit të Verder Bremenit, që do të zhvillohet ditën e mërkurë në fushën e volfsburgasve dhe që shihet edhe si shans për fitoren e tyre. Ndërsa ekipi i Bremenit sipas lojtarit, që luan edhe në kombëtaren gjermane, Torsten Frings nuk është euforik:

BdT Nationalmannschaft Deutschland Frings und Löw
Mesfushori gjerman, Torsten Frings dhe trajneri i kombëtares gjermane, Joahim LëvFotografi: AP

"Kjo është një lojë e rëndësishme, sepse Volfsburgu është një kundërshtar shumë i fortë. Unë mendoj po ashtu, që ata janë favoritë. Ne shkojmë tek ata dhe do të përpiqemi, që të bëjmë një lojë të mirë. Dhe në qoftë se ne arrijmë këtë, atëhere ne mundemi po ashtu edhe të fitojmë".

Pak më e qetë duket situata mes dy ekipive të tjera pjesëmarrëse në garën për çerekfinalen e kupës së Gjermanisë në futboll. Eshtë fjala për ekipet e Hamburgut HSV dhe të SV Vehen Viesbadenit. Trajneri i Hamburgut Martin Jol është megjithatë shumë optimist për ndeshjen e së mërkurës.

Parulla kryesore është: Të harrohet humbja në bundsligë dhe të vazhdojmë rrugën drejt Belinit për në finalen e Kupës së Gjermanisë.