1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

030908 Italien Innenpolitik

Tilmann Kleinjung / Romë3 Shtator 2008

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka shpëtuar përkohësisht nga drejtësia italiane përmes një ligji për imunitetin. Ky ligj megjithatë nuk ka penguar që të publikohen në internet përgjimet e telefonatave të tij.

https://p.dw.com/p/FAce
Silvio Berlusconi
Silvio BerlusconiFotografi: picture-alliance/ dpa/dpaweb

Në asnjë vend nuk përgjohet telefoni sa në Itali. 100.000 telefonata kanë regjistruar autoritetet e drejtësisë vitin e kaluar. Nga mania e drejtësisë për të përgjuar telefonat nuk është i sigurtë as Berluskoni.

"Si je president? - Ja mbijetojmë."

Kjo telefonatë mes Silvio Berluskonit, atëhere kryetar i opozitës dhe Agostino Sakës, menaxher drejtues në kanalin shtetëror RAI, është regjistruar në vitin 2007. Berluskoni përpiqej asokohe të fitonte në senat shumicën. Një senator i kampit të Prodit do të ishte i gatshëm të ndryshonte krah po qe se Berluskoni i bënte atij një nder, i rregullonte me punë në RAI dy vajza të reja. "Më ler të të sqaroj. E di ti që po përpiqem të fitoj shumicën në senat. Kuptove?" - i thotë në vazhdim të bisedës Berluskoni.

Shtypi pjesëmarrës në rezultatet e hetimeve

Berluskoni ka qenë në shënjestër të drejtësisë prej kohësh dhe kjo e fundit ka lenë edhe gazetat të marrin pjesë në rezultatet e hetimeve. Para dy muajsh gazeta javore "L'Espresso" publikoi një seri telefonatash mes Berluskonit dhe drejtuesve të RAI-it në tekst dhe ton. Nga këto telefonata nuk mund të nxirret ndonjë element penalizues. Megjithatë ato janë diskredituese për Berluskonin dhe kjo formë inskenimi s'i pëlqen. Ai do t'i ndalojë përgjimet e drejtësisë dhe për këtë po kthen majën e thikës në anën tjetër.


"Panorama" një gazetë pro Berluskonit ka botuar në numrin e saj të fundit protokollin e një bisede telefonike të ish-kryeministrit Romano Prodi që është përpjekur të sigurojë favore për miq dhe të afërm të tij tek një firme telekomunikacioni.

Dënime të ndjeshme për ata që shkelin ligjin


Silvio Berluskoni ngushëllon konkurentin e tij dhe kujton kërkesën e tij që në fushatën zgjedhore: "Ne do të përpilojmë një ligj, që ta lejojë përgjimin vetëm në hetimet kundër terrorizimt, mafias dhe Camorrës."


Kush e shkel këtë ligj do të përballet me dënime të ndjeshme. Bëhet fjalë për disa vjet burg. Ish-kryeministri Prodi megjithëse vetë i prekur, ka thënë jo-në e tij për planet e Berluskonit.