1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kuqi: Nuk do të dështojë marrëveshja Thaci-Daçiq

Bekim Shehu11 Maj 2013

Kuqi: E drejta e autoriteteve të Kosovës për të ushtruar autoritetin në të gjithë territorin përsfshirë edhe veriun është e pakontestueshme, por ne po provojmë ta shfrytëzojmë rrugën pro dialogut dhe marrëveshjes.

https://p.dw.com/p/18W24
Fotografi: DW

DW: Z. zëvndëskryeminisër, në takimin e fundit me palën serbe në Bruksel, nuk ratë dakord për një plan të përbashkët zbatimi të marëveshjes Thaçi-Daçiq. A rrezikon të dështojë tërësisht marrëveshja?

Kuqi: E para marrëveshja nuk do të dështojë, unë jam i bindur plotësisht për shumë faktor, jo vetëm faktorin nga ana e Serbisë apo nga ana e Kosovës por edhe për faktorin ndërkombëtar që është garant i marëveshjes, në radhë të parë Bashkimi Evropian pastaj faktorët e tjerë përfshirë edhe shtetin më me ndikim në botë, SHBA-në. Marrëveshjet ndërkombëtare zakonisht nuk dështojnë, ato mund të prolongohen. Secila palë ka qenë e vetëdijshme në kohën kur e ka nënshkruar. Mund të ketë tendenca për prolongim të kohës, këtë e kemi vërejtur nga delegacioni serb dhe tendenca për një interpretim më ndryshe të marrëveshjes, në momente të caktuara interpretim përtej marrëveshjes dhe kjo na ka vënë në një hendek ndërmjet dy palëve tona. Unë besoj se një intepretim autentik duhet të vijë nga zonja Ashton dhe nga të dy kryeministrat ai i Kosovës dhe Serbisë.

U tha se pala serbe kishte kërkesa të tjera jashtë marrëveshjes. Cilat ishin ato?

Asociacionin e komunave të Kosovës ata e shohin më ndryshe. Ne mendojmë se ai mund të themelohet dhe duhet të themeleohet pas mbajtjes së zgjedhjeve të lira. Ne kemi bërë një kompromis duke pranuar ta themelojmë një grup përgatitor për asociacionin me vendim të qeverisë, me detyra dhe terma të referencës dhe me afat kohor deri sa të mbahen zgjedhjet e lira, që mendojmë të zhvillohen në tetor të këtij viti. Çështja e dytë është të inkorporimi i strukturave të sigurisë, jo për policinë e Kosovës me pjestarët serb, por strukturat e tjera dhe ato të drejtësisë. Ne kemi pasur dhe kemi qëllim që ato të shkojnë përmes konkursit sipas kritereve për të gjithë të tjerët me një proces verifikues që ia besojmë ta bëjë KFOR-i, ose EULEX-i, do të thotë jemi tolerant në këtë drejtim. Dhe e treta sa i përkët kohës së zgjedhjeve, ato duhet të mbahen njëherazi në të gjithë territorin e Kosovës në të gjitha komunat shqiptare dhe serbe në mënyrë që të kemi një trajtshmëri të legjitimitetit demokratik. Në këto tri pika janë dallimet krysore, por ajo çka duhet të them është se pala serbe ka tentuar të diskutojë në gjëra gjenerale duke mos u lëshuar në ato konkrete pikërisht për hirë të prolongimit të kohës. Edhe mund ta kuptojmë për hir të zhvillimeve të brendshme, sepse ne jemi njerëz të politikës, por duhet të japim shenjta konkrete të implementimit të marrëveshjes, sepse ne e kemi nënshkruar marrëveshjen për hir të implementimit dhe poashtu dua të them se Kosova është e gatshme ta zbatojë marrëveshjen pikë për pikë.

Z. Kuqi, kur flisni për prolongim, do të thotë kjo, se këto kërkesa të palës serbe po bëhën për të shkaktuar vonesa të qëllimshme?

Ka pasur dhe ka tendenca për ta prolonguar implementimin, natyrisht që pritjet e tyre nga kjo marrëveshje, unë do të thoja nganjëherë edhe ngritja e zërave të tyre në raport me Kosovën kannë qenë pak iluzioniste dhe tash ka telashe që t‘u hiqen iluzionet dhe premtimet që u janë dhënë njerëzve në atë pjesë të territorit, fillimisht duke u thënë se do të kthehet Serbia, pastaj do të ndahet Kosova ose organizim tjetër, ndërsa tash duhet t‘u thotë dikush që pjestarët serb të policisë së Kosovës do të vazhdojnë punën, por do ta ndërpresin marrjen e pagave edhe nga Beogradi. Duhet t‘u thotë dikush gjyqtarëve dhe prokurorëve në veri që ndërpriteni punën, duhet të shpallet një konkurs nga institucionet e Kosovës. Duhet t‘u thotë dikush pjestarëve të MUP-it serb dhe atyre të mbrojtjes civile që ta ndalin punën, pastaj do t’i integrojmë një pjesë sipas numrit që ne kemi nevojë dhe sipas kushteve që kërkohen dhe ky është një realitet që duhet ta ballafaqojë dikush. Ndoshta ky prolongim është mu për ata që e kanë të vështirë të ballafaqohen me këtë realitet.

Nëse pala serbe nuk është dakord për ta implementuar marrëveshjen, mund të marrëPrishtina vendime të njëanshme për ta implementuar atë?

Ne kemi qenë të orjentuar për arritjen e marrëveshjes dhe marrëveshja është rruga më e mirë për integrimin paqësor dhe me dinjitet të asaj pjese dhe të qytetarëve tanë serbë që jetojnë aty. Rruga më e mirë dhe më e preferueshme për ne dhe për qytetarët serb, që janë atje, është të respektohet marrëveshja të implementohet plotësisht, pasi ajo u garanton atyre edhe dinjitet edhe siguri edhe identitet nacional edhe fuqi politike për të qeverisur në nivelin lokal dhe për ta ndier vetën që janë pjsmarrës edhe të pushtetit në Kosovë. Rrugët e tjera janë më të vështira, por në anën tjetër, veprimet unilaterale nuk janë të pëlqyeshme as nga faktori ndërkombëtar. E drejta jonë për ta ushtruar autoritetin brenda territorit të Kosovës është një e drejtë e pakontestueshme, por ne po provojmë që ta shfrytëzojmë rrugën pro dialogut dhe marrëveshjes.

Shumë analistë thonë se Prishtina dhe Beogradi kanë përmirësuar vetëm retorikën, por jo edhe marrëdhëniet. Sa është i qëndrueshëm ky konstatim?

Prishtina dhe Beogradi nuk janë në të njetën gjendje në këtë drejtim. Janë dy arsye që Prishtina ka pasur qëllim që ta arrijë marrëveshjen. Ne kemi shkuar në dialog që të arrijmë marrëveshje dhe e dyta është që Prishtina ka për qëllim që të mbajë vijën e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në. Prishtina më datën 26 prill e ka pranuar një plan implementimi të marrëvshjes nga zoti Xhentilini, ndërsa pala serbe jo. Sa për informacion ne jemi pajtuar që të diskutojmë edhe për planin e ofruar nga zoti Xhentilini që të diskutojmë pikë për pikë, por jo për gjëra të gjeneralizuara çfarë dëshironte pala serbe. Pra këto janë tri pikat që ne i kryejmë obligimet dhe ne jemi të gatshëm që ta zbatojmë planin me të gjithë vështirësitë por me të gjitha veprimet e duhura. Kosova nuk ka hyrë që të bëjë shaka dhe këtu duhet të them që kjo është çështje jetike në kuptimin e integrimit të asaj pjese të Kosovës. Kjo është rruga më e mirë, poashtu është rruga më e mirë për krijimin e paqes në vend në rajon por edhe për integrimet në Bashkim Evropian.

Z. zëvëndëskryeministër, çfarë mund të ndodhë pas datës 20 qeshor, nëse nuk zbatohet marrëveshja?

Unë nuk besoj se do të dështojë marrëveshja, deri atëherë do ta kemi planin implementues, do të kemi veprime konkrete të prekshme për këtë kemi gatishmëri për këtë kemi shkuar në Bruksel dhe shkojmë prap sa herë që kërkohet. Kryeministri i Kosovës, delegacioni i Kosovës është i gatshëm të shkojë kur do që të kërkohet nga ne një veprim i tillë, jemi të gatshëm që ta arrijmë planin implementues në frymën dhe përmbajtjen e marrëveshjes që e kemi nënshkruar më datën 19 prill. Unë besoj që data 20 qeshor por edhe tash na shtynë që të marrim veprime sa më shpejtë që është e mundur.

Duket se edhe Beogradi edhe Prishtina i kanë frikë veprimet në veri të Kosovës, i bie që atje ka njerëz shumë të rrezikshëm apo, është një rajon që çdo tensionim i ri i situatës mund të shkaktojë efekt zinxhir?

Prishtina nuk i ka frikë edhe pse nuk e kemi fuqinë e duhur, por në anën tjetër ne e kemi vullnetin e kemi gatishmërinë dhe Prishtina është shumë entuziaste që të shohë veprime në veri, jo t’i trembim qytetarët serb atje, por veprime që vendosin rend dhe ligj, veprime që garantojnë që gjykatat atje të funksionojnë sipas ligjeve dhe kushtetutës sonë që është moderne, veprime që garantojnë që në Kosovë ka një sistem juridik që ka një ligj të aplikueshëm, që ka hierarki të institucioneve qendrore dhe lokale, veprime që garantojnë një zhvillim më të duhur ekonomik në atë pjesë. Ne jemi duke pritur prej 14 vjetësh që të kryejmë veprime konkrete në atë pjesë të teritorit me mbikqyrje ndërkombëtare dhe pa e cënuar qytetarin e rëndomtë atje. Natyrisht të frikësuar duhet të jenë ata që kanë qenë në kundërshtim me rendin dhe ligjin, që kanë jetuar nga kontrabanda dhe kanë jetuar nga veprimet dhe dukuritë, që janë të ndëshkueshme me ligj me kushtetutën tonë, por edhe me çdo ligj në botë.