1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kush është ai që do të riskojë për një aventurier të armatosur si Shakashvili ?

(VFB)16 Shtator 2008

Në shtypin gjerman të së martës gjen jehonë vendimi për dërgimin e një misioni civil të BE-së në Gjeorgji.

https://p.dw.com/p/FIo4
Fotografi: DW

Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" komenton: "BE-ja si menaxhuese krizash është përpjekur të bëjë më të mirën nga gjendja e krijuar në Kaukaz. BE-ja nuk i njohu veprimet e bëra fakt prej Rusisë, por sidiqoftë në përpjekjet për çtensionimin e situatës, ajo nuk i shpëton detyrimit për ta respektuar Rusinë, duke pranuar, që vëzhguesit e BE-së nuk lejohen të shkojnë në Osetinë Jugore dhe në Abkazi. Vështirësi krijohen edhe prej formulimeve të paqarta në marrëveshjen mes Rusisë dhe BE-së. Rusia i ka paraqitur BE-së kostot e ekspandimit të saj në Lindje. Është e paqartë, nëse kjo i prek në të njëjtën masë NATO-n dhe BE-në dhe se çfarë konseguencash mund të ketë kjo. Por ka një mësim të sigurtë prej krizës kaukaziane: Perëndimi duhet të përgatitet, që raportet me Moskën mund të shkaktojnë stuhi të një lloji krejt tjetër."

Gazeta "Wiesbadener Kurier" shkruan: "Me themelimin e një komisioni të përbashkët ushtarak dhe aq më shumë me komunikimin sërish të pranimit të Gjeorgjisë në planin e aksionit të NATO-s, si shkalla e parafundit e antarësimit, Sekretari i Përgjithshëm de Hoop Scheffer nuk ka përfillur jo vetëm vendet si Gjermania, Franca e Spanja, që vazhdojnë ta refuzojnë këtë hap. Por ai si një avokat i administratës së dështuar dhe në largim e sipër të SHBA në mënyrë kuturru i ka ngacmuar rusët, që vetëkuptohet se një aleancë ushtarake në fqinjësi të drejtpërdrejtë e perceptojnë si kërcënim. ... Kush është ai që do të riskojë për një aventurier të armatosur si Shakashvili në rastin kur kërkohet ndërhyrja e aleatëve?"