1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kush qëndron pas vrasjes së Ana Politkovskaja?

7 Tetor 2011

Hetimet mbi vrasjen e gazetares ruse Ana Politkovskaja kanë bërë përparime, por ende nuk dihet se kush e ka urdhëruar vrasjen e saj. Pesë vjet pas ngjarjes tragjike, nuk ka asgjë tjetër veç spekulimeve.

https://p.dw.com/p/12nze
Ana PolitkovskajaFotografi: picture-alliance / dpa

E premtja (07.10.2011)shënon vitin e pestë të  vrasjes së gazetares ruse Ana Politkovskaja. Ajo u gjet e vrarë në shkallët e apartamentit të saj në Moskë më 7 tetor 2006. Politkovskaya ka punuar për gayetën "Novaya Gazeta" dhe ishte një kritike e fortë ndaj ish-presidentit dhe kryeministrit aktual të Rusisë, Vladimir Putin. Raportimet e saj herë pas here zbulonin shkeljen e të drejtave të njeriut në rajonin e Çecenisë.

Edhe sot, është ende e paqartë se kush fshihet pas vrasjes së saj. Megjithatë, zyrtarë rusë, për herë të parë thonë se kanë bërë disa përparime në hetime. Në maj një i dyshuar se ka qëlluar mbi gazetaren u arrestua në Çeceni. Sipas hetuesve, çeceni Rustam Makhamudov ishte duke e pritur Politkovskajan në apartamentin e saj përpara se t'i zinte pritë.

Ata thonë se ai është ndihmuar nga disa pjestarë të milicisë çecene. Në gusht u arrestua gjithashtu edhe një ish-oficer i lartë policisë,  Dmitry Pavljuçenkov. Hetuesit pohojnë se ai ka organizuar vrasjen.

Hetimi është krtikuar

Kryredaktori i Novaja Gazeta, Dmitry Muratov, i vlerësoi përpjekjet e hetuesve në fillim të shtatorit. " Ne e presim mirë mirë faktin se hetuesit po trajtojnë Leutenant-Kolonel Dmitry Pavlyuchenkov, jo vetëm si një dëshmitar, por edhë si një bashkëpunëtor" tha ai në një konferencë për shtyp në Moskë.

Një "e keqe e tmerrshme" është eliminuar ka thënë Muratov, duke iu referuar repartit special të milicëve të drejtuar nga Pavljuçenkov. Ai beson se edhe pjestarë të tjerë të departamentit janë të përfshirë në vrasje.

Pavërisht kësaj, Muratov ishte i zhgënjyer për faktin se ende nuk është zbuluar kush ka dhënë urdhërin për vrasjen. "Ne e dimë kush e organizoi vrasjen, por kam përshtypjen se askush nuk do të zbulojë asnjë gjë tani", tha ai.

NO FLASH Russland Trauer um Anna Politkovskaya
Rusia përkujton gazetaren e vrarë Ana Politkovskaja. pamjet nga Moska 7 tetor 2009Fotografi: picture alliance/dpa

Ata që janë pas vrasjes

Ndërkohë që zyrtarët nuk kanë bërë asnjë koment se kush ka qenë personi që ka dhënë urdhërin për vrasjen e gazetares Politkovskaya, mediat ruse kanë spekuluar shumë me këtë gjë.  

Në shtator gazeta raportoi se Pavljuçenkov kishte thënë se oligraku rus Boris Berezovski kishte organzuar vrasjen përmes një ndërmjetësi në Kaukaz, për t'i shkaktuar dëm plotik Putnit.

Berezovsky ka qenë një kritik i ashpër i qeverisë ruse. Ai jeton prej 10 vitesh si emigrant në Britani, ndërkohë që në Rusi kërkohet për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.  Nga Londra ai ka tentuar të influencojë tek politikanët rusë dhe vazhdimisht ka bërë thirrje për një fund të pushtetit të Putinit.

Asnjë i dyshuar

Autortet kanë hedhur poshtë zërat,  që bëjnë një lidhje  mes vrasejs së Politkovskajas dhe Berezovsky.  "Ne nuk e dimë akoma kush e urdhëroi vrasjen", tha kryehetuesi rus Aleksander Bastrykin, si përgjigjë ndaj raportimeve të gazetës. "Ne nuk kemi asnjë të dhënë se është Berezovski."

Shumë gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut nuk e besojnë idenë se Berezovksi ka qenë i përfshirë. Sergei Sokolov, zëvdëskryeredaktori i Novaja Gazeta, e cilësoi këtë sugjerim si një "shaka të keqe".

Lyudmila Aleksejeva, kryetarja e "Moscow Helsinki Group",  një organizatë që monitoron qeverinë, tha se lidhja Berezovski është e pakuptimtë.  

"Si doli Ana Politkovskaja në rrugën e tij?" pytet aktivistja e të drejtave të njeriut. "Unë mendoj se është një mashtrim i hetuesve në mënyrë që të na largojnë nga njerëzit që kanë organizuar vrasjen. Berezovski nuk është një engjëll dhe unë kam pak simpati për të, por ajo që kemi këtu është një spekulim dhe supozim dhe unë shtroj pyetjen, se kush po përfiton nga kjo."

Autor: J. Winogradow, M.Ostaptschuk / A. Topi

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora