1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ky ishte një operacion i domosdoshëm për të mbledhur para të freskëta

24 Mars 2009

Një temë mjaft e trajtuar e shtypit të sotëm gjerman është aksioneri i ri i koncernit Daimler, që kontrollohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

https://p.dw.com/p/HIEL
Dieter Zetsche, kryetari i kryesisë së Daimlerit dhe Khadem Al Qubaisi, kryetari i kryesisë së së Aabar Investments PJSC me qendër në Abu Dhabi
Dieter Zetsche, kryetari i kryesisë së Daimlerit dhe Khadem Al Qubaisi, kryetari i kryesisë së së Aabar Investments PJSC me qendër në Abu DhabiFotografi: AP

Investitori nga Emiratet e Bashkuara Arabe nuk e ka përjashtuar mundësinë, që ta ngrejë më vonë nivelin e investimit prej 9,1 përqind. Qeveria gjermane e përshëndeti angazhimin e shoqërisë arabe të investimeve Aabar, te prodhuesi i automjeteve, Daimler. Me anë të këtij investimi njihen kapaciteti dhe shanset në rritje të kësaj dege në Gjermani, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Ulrich Wilhelm, në Berlin.

Në lidhje me këtë temë Märkische Allgemeine shkruan:

"Tingëllon si një përrallë e 1001 netëvë: Prodhuesi tradicional gjerman Daimler, i cili njihet më tepër me limuzinat e tij që harrxhojë shumë benxinë dhe Abu Dhabi, i njohur për pasurinë e tij të naftës, po bashkohen për të arritur që të prodhojnë dhe ta bëjnë të aftë për ta hedhur në treg makinën elektrike. Ndoshta edhe kjo mbetet një ëndërr, por shancet për realizimin e saj nuk janë të pakta pas angazhimit në këtë proces të fondeve shtetërore të Abu Dhabit. Të dy aksionerët janë pesha të rënda në fushën e industrisë dhe kanë në dispozicion si njohuritë e domosdoshme, ashtu edhe fuqinë financiare për të përballuar një projekt të tillë. Në një këndvështrim afatshkurtër nuk duhet harruar që sa i përket Daimlerit, ky ishte një operacion i domosdoshëm për të mbledhur para të freskëta dhe për t`u armatosur kundër gëlltitjes prej të tjerëve."

Gazeta Nürnberger Nachrichten vëren:

"Fondi shtetëror arab me 1,95 miliardë eurot e tij, i tregon qeverisë gjermane se në këto kohë të vështira nuk mungojnë inversitorët që u hyjnë rreziqeve edhe në rast se ka vetëm një farë perspektive, që paratë të mos hidhen në shkretëtirë. Ose thënë ndryshe, aty ku kreditorët e fuqishëm kanë frikë të angazhohen aty shteti duhet ta mendojë tri herë, nëse do të hedhë në lojë vërtet para nga taksat për shpëtimin e koncerneve të kalbura dhe të paafta për të mbijetuar, të cilat nuk i do njeri tjetër. Qeveria gjermane përshëndet këtë hap, duke e ditur se në këtë mënyrë mund ta heqë të paktën koncernin Daimler prej listës së pacientëve të saj të mundshëm." (pp/aca/dpa)