1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lady Ashton e lodhur nga posti

Christoph Hasselbach / Bahri Cani29 Mars 2013

Një vit e gjysmë para fundit të mandatit, Chaterine Ashton ka sinjalizuar se nuk do të rikandidojë për postin e përfaqësueses së Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së. Për punën e saj ka pasur edhe kritika.

https://p.dw.com/p/186qo
Fotografi: AFP/Getty Images

Kur Këshilli i Evropës e emëroi në vitin 2009 baroneshën britanike Chaterine Ashton, nga Partia Laburiste, si të ngarkuar për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian, shumëkush shtronte pyetjen: Kush është Ashton? Britanikja ishte një vit në Komisionin e BE-së për Tregtinë, por ajo nuk njihej në opinionin evropian. Madje edhe në Britaninë e Madhe ajo ishte shumë pak e njohur. Detyra e saj është shumë e rëndësishme, sepse si përfaqësuese e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, ajo është zëvendëspresidente e Komisionit Evropian dhe kryesuese e Këshillit të BE-së për Politikë të Jashtme. Detyra e saj është që vendet anëtare të kenë një politikë të përbashkët të jashtme dhe të mbështesin Shërbimin e Politikës së Jashtme, ndërtimi i të cilit ende nuk ka përfunduar.

Por me vendosmëri është kundërshtuar që Ashton të ketë emrin ministre e Jashtme e BE-së. Kundër këtij emërtimi kanë qenë disa vende anëtare. Pas emërtimit në këtë post, Ashton ka bërë përpjekje menjëherë që të forcojë pozitën e saj. "Ju duhet të vlerësoni punën dhe veprat e mija dhe me siguri që do të jeni të kënaqur dhe krenarë për zgjedhjen time në këtë post", tha ajo. Por para disa ditësh ajo është ankuar për punën dhe ngarkesën që ka. Ajo ka sinjalizuar se nuk do të jetë e gatshme për një mandat të dytë në këtë post, një vit e gjysmë para përfundimit të mandatit aktual.

Hillary Clinton und Catherine Ashton in Lissabon
Ish-Ministrja e Jashtme e SHBA-së Hillary Clinton dhe Catherine AshtonFotografi: Rafa Rivas/AFP/Getty Images

Pak njohuri të gjuhëve të tjera

Kënaqësia me punën e saj në fillim ishte e kufizuar. Kritikat filluan me mungesën e njohjes së gjuhëve të tjera. Në veçanti francezët ishin të pakënaqur. Ndërsa për gjermanishten ajo tha "unë kam mësuar dikur gjermanisht në shkollë, por tani e kam harruar". Premtimi i saj për përmirësimin e gjuhëve të tjera nuk është realizuar deri tani. Por edhe më e rëndë ishte kritika e eurodeputetit austriak nga partia FPÖ Andreas Mölzer, i cili në Parlament tha se Ashton "nuk ka ndonjë përvojë serioze në politiën e jashtem për të prezantuar politikën e përbashkët të shteteve anëtare". Kjo mangësi ndërkohë është eliminuar, por jo edhe kritika se ajo shpesh mungon atje ku duhet të japë tonin dhe se angazhohet në përgjithësi pak për zgjidhjen e problemeve. Një përshtypje të çudtishme la një përgjigje e zëdhënëses së saj. Në pyetjen se ku është Ashton, ajo u përgjigj: "Ne nuk e dimë, por ajo është duke punuar". Ndërsa eurodeputetja gjermane nga Partia Ekologjike Franziska Brantner i tha një herë me fjalë ironike: "Nëse keni shumë përgjegjësi, atëherë kjo detyrë ndoshta nuk është puna më e mirë për Ju."

Kushte të rënda për Ashton

Po a janë këto kritika korrekte? Janis Emmanouilidis nga "Qendra European Policy Centre" përgjigjet: "Ajo ka qenë tepër e kujdesshme dhe nuk ka caktuar linja të qarta strategjike. Ka pasur momente kur ajo nuk ka vepruar me shpejtësinë e duhur. Por njëkohësisht duhet thënë se ajo po punon në kushte të rënduara". Kriza financiare i ka lënë asaj shumë pak hapsrië që të merret me temat e rëndësishme të politikës së jashtme, si për shembull me Libinë, krizën në Siri apo krizat e tjera. Me këto tema më shumë janë marrë vendet anëtare të BE-së. Eurodeputeti i CDU-së Elmar Brok thotë, se Ashton meriton mbështetje: "Krijimi brenda dy vitesh i një Shërbimi funksional për poilitikën e Jashtme, krijimi i një shërbim i cili në 90 % të rasteve i prezanton qëndrimet e vendeve anëtare të BE-së para Kombeve të Bashkuara, me siguri që është sukses." Por edhe ai mendon se ende mungojnë efektet e duhura të sinergjisë, që kërkohen në politikën e jashtme. Megjithatë përgjegjësinë për këtë e kanë jo vetëm Ashton, por edhe vendet anëtare të BE-së. Ndëkohë që sa i përket lodhjes dhe mbingarkesës, ky problem mund të zgjidhet me emërimin e zëvendësve të saj.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit zhvillohet me ndëmjetësimin e përfaqësueses së Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së
Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit zhvillohet me ndëmjetësimin e përfaqësueses së Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së BE-sëFotografi: DW

Kufijtë e politikës së jashtme

Detyra kryesore e baroneshës Ashton është të koordinojë dhe të ndërmjetësojë për gjetjen e një politike të përbashkët të jashtme të BE-së. Kjo është e domosdoshme për të vendosur peshën e duhur ekonomike dhe për të shtuar influencën në nivel botëror. "Nëse bashkëpunojmë do t'i mbrojmë më lehtë interesat e tona të përbashkëta. Nëse jo të tjerët do të vendosin për ne". Por rezistenca brenda BE-së ëshët mjaft e madhe. Këtë e ka paranuar edhe vet Ashton: "Problem janë pikëpamjet e ndryshme të 27 vendeve anëtare sovrane, të cilat besojnë se vet ato duhet të përcaktojnë politikën e tyre të jashtme." Kjo shihet edhe nga qëndrimet e ndryshme në periudhën e luftës kundër regjimit të Muammar al Gaddafi-it në Libi. Gjermania ishte e izoluar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së lidhur me vendimin për ndërhyrje ushtrake. Për Ashton është më e rëndëisishmja që "askush nuk ka votuar kundër rezolutës". Franca dhe Britania e Madhe ishin për ndërhyrje, sikur edhe tani që mbështesin dërgimin e armëve për kryengritësit në Siri.

Janis Emmanouilidis thotë: "Ka shumë çëshjte, ku koordinimi është gjithnjë e më i fuqishëm, por kur bëhet fjalë për luftën dhe paqën, qëndrimet e evropianëve ende nuk janë të njëjta." Kjo nuk do të ndryshojë shpejt edhe në qoftë se në krye të Shërbimit për Politikën e Jashtme zgjidhet një person tjetër.