1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lajme optimiste nga Greqia

Jannis Papadimitriou / Vilma Filaj-Ballvora28 Janar 2013

Pavarësisht shenjave optimiste ekspertët tërheqin vëmendjen se: tendenca e kthesës ende nuk është shfaqur në horizont, 2013 është një vit mjaft kritik për zbatimin e reformave strukturore, për të cilat është rënë dakord.

https://p.dw.com/p/17SO0
Beratungen der Finanzminister der Euro-Gruppe mit den Spitzen von Internationalem Währungsfonds (IWF) und Europäischer Zentralbank (EZB), ... Rheinland-Pfalz/ ARCHIV: Eine Ein-Euro-Muenze steht in Speyer fuer eine Fotoillustration auf einer Fahne der Europaeischen Union, waehrend im Hintergrund eine griechische Fahne zu sehen ist (Foto vom 03.11.12). Die Finanzminister der Eurozone wollen am Montag (26.11.12) ueber ein neues Rettungspaket fuer Griechenland verhandeln. Die Regierung in Athen benoetigt dringend die naechste Kredittranche in Hoehe von 31,5 Milliarden Euro, um einen moeglichen Staatsbankrott zu verhindern. In der vergangenen Woche waren die Gespraeche zunaechst gescheitert. (zu dapd-Text)
Eurokrise Eurozone SymbolbildFotografi: dapd

Qysh verën e kaluar Greqia pavarësisht recesionit disa vjeçar mundi të shënojë një rritje të lehtë prodhimi. Së fundi Shoqata e Eksportuesve grekë (PSE) njoftoi një rritje të eksporteve në nivel rekord: në vitin 2012 ndërmarrjet e vendit për herë të parë kanë eksportuar mallra në vlerën mbi 24 miliardë Euro. Kjo i përgjigjet një kuote prej 12% të produktit bruto në vend të Greqisë.

Ndërkohë disa ndërmarrje shohin me besim drejt së ardhmes. Indeksi i biznesit i hulumtuar prej Institutit Ekonomik të Athinës (IOBE – Fondacioni për Studimet e Ekonomisë dhe Industrisë) është rritur në dhjetor 2012 papritur në nivelin më të lartë gjatë dy vjetëve.

Kryeekonomisti i IOBE-së Angelos Tsakanikas e konsideron këtë si shenjë të mirë. Por ai tërheq vëmendjen: „Këtu në vend rritja në nivelin më të lartë të dy viteve do të thotë, që 20% e ndërmarrjeve besojnë në një përmirësim të gjendjes.Optimizmi në fakt është ndryshe, por sidoqoftë përpara dy vjetësh optimistë ishin më pak se 10%“. Vendimtare sot është, se duket të jetë kapërcyer rreziku i një dalje të Greqisë nga Euro, sepse asaj që i tremben më shumë biznesmenët është pikërisht ndryshimi i monedhës, që mund t’u sillte atyre humbje dhe do t’u hiqte çdo siguri për planifikimin, nënvizon ekonomisti.

Agjencia e vlerësimit të riskut Standard & Poors gjithashtu parashikon, që Greqia do të mbetet në eurozonë dhe për këtë arsye dhjetorin e kaluar e rriti aftësinë kredituese të Greqisë me gjashtë shkallë në nivelin „B minus“ – me një perspektivë të qëndrueshme. Tani shumë qytetarë kanë një optimizëm të përmbajtur duke sjellë të paktën një pjesë të parave sërish në bankë. Vetëm në dhjetor 2012 depozitat bankare u rritën me 4 miliardë Euro. Sipas njoftimeve në shtyp qarqet e Bankës Qendrore llogarisin sivjet me një rritje të mëtejshme në 20 miliardë.

Masat e kursimeve me pasoja për shtresat e dobëta sociale

Jo vetëm për këtë arsye viti 2013 është një vit vendimtar për Greqinë, beson kryeekonomisti i Institutit të Athinës IOBE: „Viti i kaluar buxhetor pati një ecuri më të mirë nga sa pritej dhe për 2013 ne llogarisim me bindje, se Greqia për herë të parë do të gjenerojë një tepricë buxhetore – duke mos llogaritur këtu shlyerjet e borxhit. Kjo do të ishte një pikëkthese“, thekson Angelos Tsakanikas. „Për ta arritur këtë, siqdoqoftë duhet që muajt e ardhshëm të përballohen pa pengesa, gjë që nuk do të jetë e lehtë. Në gjysmën e parë të vitit 2013 duhet të japin efektin e tyre masat e kursimeve të përcaktuara në vjeshtën e kaluar, duke nisur qysh nga shkurtimet e pagave dhe pensioneve deri tek rritjet masive të taksave. Këto masa janë si helm për kërkesën në tregun e brendshëm, që sot përbën tre të katërtat e produktit bruto të Greqisë“, tërheq vëmendjen ekonomisti nga Athina.

Makis Andronopoulos, analist i çështjeve ekonomike dhe publicist është i sigurtë, se: nëse duam të jemi optimistë, për këtë ofrojnë mjaft pika referimi të dhënat e fundit ekonomike të Athinës. Por kjo është vetëm ana pozitive e medaljes, sepse konsolidimi i buxhetit dhe përmirësimi i aftësisë konkurruese shkojnë në dëm të atyre që kanë të ardhura mesatare dhe atyre që janë të dobët në aspektin social. Ndaj humbja e qëndrueshmërisë sociale është një risk edhe më i madh se sa mosplotësimi i disa planeve për kursimet, druan ekonomisti nga Athina. „Vitin e kaluar pagat u ulën me 11% dhe shpenzimet sociale me mbi 10%, por në të njëjtën kohë barra e taksave u rrit me gati 18%“, thotë Andronopoulos. Sipas tij, ajo që mund të jetë një sukses në aspektin teknik për buxhetin, sjell pasoja dramatike për njerëzit. Vetëm nëse i dilet, që të ruhen deri në një farë mase strukturat, programi i kursimeve mund të ketë perspektivë për sukses, deklaron publicisti.

General Director of the Foundation for Economic and Industrial Research (IOBE) Yannis Stournaras addresses journalists during a news conference in Athens in this April 2, 2012 file photo. Greek coalition leaders are expected to appoint Yannis Stournaras, a respected economist who was part of the team that negotiated the country's entry into the euro, as new finance minister, four officials from parties in the coalition government said on June 26, 2012. Picture taken April 2, 2012. REUTERS/Yorgos Karahalis/Files (GREECE - Tags: BUSINESS HEADSHOT)
Ministri grek i Financave Yannis StournarasFotografi: Reuters

Ministri grek i financave: Ende s'kemi arritu ta ndryshojmë kursin

Pasi u realizua me sukses programi grek për riblerjen e obligacioneve shtetërore në 2012, ministrat e financave lëvruan ndihma të reja financiare në vlerën e rreth 34 miliardë Eurove për Athinën. Një pjesë e madhe e këtyre ndihmave do të përdoret për rikapitalizimin e bankave të rrënuara. Si rjedhojë opozita e majtë në Athinë e ndien veten të konfirmuar në kritikat e saj, se duhet të vuajnë njerëzit, në mënyrë që të shpëtohen bankat. Në vitin e ri shumë do të varet se sa do t’ia dalë ta shmangë këtë imazh qeveria greke e koalicionit gjithëpartiak. Deri tani shenjat janë inkurajuese, mendon Makis Andronopoulos: „Politika e ka komunikuar në mënyrë të gabuar rikapitalizimin e bankave e kësisoj ka ngjallur shpresa të mëdha. Njerëzit besojnë, se këto miliarda do të çohen direkt nëpër banka, në mënyrë që të marrë hov koniunktura.“ Por kjo nuk do të ndodhë, sepse në radhë të parë synohet, që bankat të stabilizohen dhe që ato ta reralizojnë vet rritjen e kapitalit, mendon eksperti ekonomik.

Në raportin e fundit për Greqinë FMN-ja jep një gjykim dashamirës për vendin dhe të krijon përshtypjen, se tashmë është përballuar më e keqja. Ministri grek i financave Jannis Stournaras megjithatë nuk do të japë sinjalin e çtensionimit. „Ne e kemi ulur shpejtësinë, me të cilën anija drejtohet kundër shkëmbit. Por ne ende nuk ia kemi dalë, që ta ndryshojmë kursin“, deklaroi së fundi Stournaras në parlamentin grek.