1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lamtumirë beqari: Schweinsteiger nën kurorë

la(dpa)12 Korrik 2016

Futbollisti gjerman Schweinsteiger martohet në Venecia me yllin e tenisit, serben Ana Ivanovic.

https://p.dw.com/p/1JNZp
Ana Ivanovic Und Bastian Schweinsteiger
Fotografi: imago/ZUMA Press

Sipas informacioneve të disa mediave, lojtari i kombëtares gjermane, Bastian Schweinsteiger, 31 vjeç martohet me yllin e tenisit, lojtaren serbe, Ana Ivanovic (28 vjeç). Gazeta gjermane "Bild" e ka fotografuar çiftin në Venecia në një duke e publikuar foton në faqen kryesore me titull: "Sot martesë në Venecia".

UEFA EURO 2016 - Halbfinale | Frankreich vs. Deutschland - Handspiel Schweinsteiger
Prekja me dorë e topit nga Schweinsteiger në gjysmëfinalen Gjermani-Francë çoi në penallti e golin eparë për francënFotografi: Reuters/M. Dalder

Më parë ishte njoftuar për martesën e Schweinsteigerit në gjendje të civile të martën, ndërsa mesha festive në kishë do të zhvillohej të mërkurën. Futbollisti gjerman nuk e ka konfirmuar martesën.