1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Schuldenkrise

29 Korrik 2011

Pavarësisht nga kontradiktat aktuale politike në SHBA, ekonomisti i njohur amerikan Keneth Arrow beson se tavani i borxhit do të rritet.

https://p.dw.com/p/125oI
Kenneth J. Arrow, 1972 laureat i çmimit Nobel për ekonominë
Kenneth J. Arrow, laureat i çmimit Nobel për ekonominë në 1972Fotografi: picture-alliance/dpa

Deutsche Welle: Ajo, që për shumicën e ekspertëve dukej deri pak kohe e pamundur, mund të bëhej realitet. SHBA, sot fuqia ekonomike kryesore në botë, mund të bëhej me të vërtetë e paaftë për të paguar. Sa e madhe është kjo mundësi?

Kenneth Arrow: Unë mendoj, se kjo ende është e pamundur. Mendoj se presioni i tregjeve financiare do të mjaftojë, për ta shmangur atë. Por siguri 100 përqind natyrisht nuk ka, mund të ndodhë, që të mos arrihet marrëveshje. unë do të thoja se ka një probabilitet 10 përqind që tavani i borxheve të ngrihet.

Deutsche Welle: Me çdo ditë, që nuk arrihet marrëveshje, kriza po afrohet më pranë dhe fajësimet reciproke ndërmjet demokratëve dhe republikanëve po shtohen. A është e drejtë përshtypja, që ekziston në Evropë, se politikanët janë të interesuar vetëm të arrijnë një fitore politike, në vend që të menjanojnë katastrofën?

Kenneth Arrow: Këtu luajnë rol arsye të ndryshme dhe njëre është me siguri çështja e ideologjisë. Ka disa republikanë, që kanë thënë, se nuk do të votojnë në asnjë mënyrë për ngritjen e tavanit të borxhit, pavarësisht se çfarë lëshimesh ofrojnë demokratët. Ata mendojnë se roli i shtetit është shumë i madh dhe duhet reduktuar dhe këtë e shfrytëzojnë si mjet pushteti. Pra nuk është fjala vetëm për një avantazh afatshkurtër politik.

Nga ana tjetër senatori Mitch McConnell, udhëheqësi i pakicës republikane në senat, ka thenë para disa muajsh, se është misioni i tij që të punojë që presidenti Obama të ketë vetëm një mandat. I njëjti McConnell, që para pak kohe bëri një propozim për kapërcimin e krizës. Pra këtu bëhet fjalë mjaft qartë për avantazhie politike.


Deutsche Welle: A nuk mund t'i shmangin të dyja palët thjesht mosmarrëveshjet politike për ngritjen e taksave dhe shpenzimeve dhe të ngrenë tavanin e borxhit, për të mënjanuar ilikuiditetin, apo është ky mendim tepër naiv?


Kenneth Arrow: Natyrisht që munden. Kjo e gjitha është për mua çmenduri. Ne kemi një buxhet shteti, që është miratuar. Pse nuk është ky fundi i tregimit? Përse ka një votim të ndarë për tavanin e borxhit? Natyrisht që në buxhet duhet të merret parasysh borxhi, por ky nuk mund të përcaktohet gjithmonë qartë, sepse të ardhurat nga taksat nuk mund të përcaktohen saktësisht.

Kështu për mua shtrohet pyetja, përse të mos votohet thjesht për buxhetin dhe pastaj të merren kreditë, nëse ato do të jenë të domosdoshme. Kjo është e thjeshtë dhe prandaj unë nuk kuptoj, përse nevojitet një votim i dytë.

Tavani i borxhit është ngritur automatikisht në të kaluarën, prandaj kjo nuk është aq kontroverse, sa ç'duket tani. Ideja, që ne duhet të votojmë tani për tavanin e borxhit, është ide e çmendur sipas mendimit tim.

Deutsche Welle: Si do të përfundojë historia?

Kenneth Arrow: Diku do të ketë shkurtime, që mund të jenë në sistemin e sigurimeve shoqërore, sepse kjo do të dërgonte një sinjal të fortë politik. Por dikur do të vijnë pyetjet, përse mbajtësve të obligacioneve të qeverisë nuk u kërkohet të paguajnë, nëse shihet se si njerëzit pleq dhe të sëmurë vuajnë nga kriza. Kur të vijë koha e këtij diskutimi, do të jenë ngritur normat e interesit. Pastaj do të bien borxhet e shtetit dhe kjo do të ketë pasoja në rezervat e bankave. Pra ndoshta duhet shtërnguar më fort rripi dhe unë mund ta imagjinoj, që kjo mund të ketë pasoja për sektorin privat. Pra në rradhë të parë do të rriten normat e interesit dhe kjo do të ketë natyrisht pasoja, si këtu në SHBA, edhe jashtë shteti.

Sipas mendimit tim rritja ekonomike në SHBA - dhe kështu në shumë vende evropiane për shkak të ndërlidhjes së bankave - do të dobësohet. Fituesi më i madh do të jetë Kina, sepse vlera e obligacioneve shtetërore amerikane do të rritet.

Kenneth J. Arrow është Professor Emeritus për ekonominë në universitetin Stanford dhe ka marrë në vitin 1972 çmimin nobel për ekonominë. Arrow ka punuar në këshillin ekonomik nën presidentin John F. Kennedy.

Intervistoi: Michael Knigge (rm)

Redaktoi: Angjelina Verbica