1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lehtësim për Hillary Clinton

6 Nëntor 2016

Pak para zgjedhjeve FBI-ja thotë se Hillary Clinton nuk ka vepruar në mënyrë kriminale.

https://p.dw.com/p/2SFTA
USA Wahlen Poster
Fotografi: picture alliance / AP Photo

Lehtësim për Hillary Clinton: dy ditë para zgjedhjeve, FBI-ja njoftoi se nga kontrolli i e-maileve të zbuluara rishtazi nuk janë gjetur prova për veprime penale të dënueshme të kandidates demokrate.

Asgjë nuk ka ndryshuar nga rezultatet e publikuara në korrik, pas përfundimit të hetimeve të mëparshme, u shkroi drejtori i FBI-së James Comey të dielën (06.11.)  anëtarëve të Kongresit. Në korrik ai kishte arritur në përfundimin se Hillary Clinton kishte vepruar vërtetë në mënyrë jashtëzakonisht të pakujdesshme sa i përket përdorimit të e-mailit privat, por se në korrespondencë nuk ka asgjë që do të justifikonte një ndjekje penale.

USA James Comey
James ComeyFotografi: picture alliance/AP Photo/J. Scott Applewhite

Afera e-maileve pengesë për fushatën zgjedhore të Clintonit

Hetimet kishin filluar për shkak se Hillary Clinton në kohën kur ishte ministre e Jashtme e kishte përdorur serverin privat në shtëpinë e saj edhe për korrespondencë zyrtare. Në rast se prej korrespondencës do të konstatohej se një gjë e tillë mund të kishte rrezikuar sigurinë e Shteteve të Bashkuara, ajo mund të ndiqej penalisht.

Afera e-maileve e ka rënduar vazhdimisht fushatën zgjedhore të Clintonit. Edhe më tepër gjendja u acarua kur shefi i FBI-së, James Comey, njoftoi nëntë ditë më parë se në kompjuterin e një ish-deputeti janë gjetur e-maile të reja, që tani do të shqyrtohen. Rivali republikan Donald Trump e përdori këtë lajm për sulme të reja masive kundër kandidates demokrate, diferenca e së cilës ndaj Trumpit ka rënë. Pas lajmit se ndaj Hillary Clintonit nuk do të hapen hetime, Trump tha se ajo është e mbrojtur nga një "sistem i ngurtë".