1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lehtësim pas lajmit për vdekjen e Bin Ladenit

2 Maj 2011

Westerwelle: Fakti që këtij terroristi i është ndërprerë veprimtaria, është një lajm i mirë për të gjithë njerëzit, që e duan paqen

https://p.dw.com/p/117cx
Gjendje gatishmërie pas vrasjes së Bin LadenitFotografi: dapd

Vdekja e Osama bin Ladenit është pritur në perëndim me lehtësim të madh. Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, theksoi se bin Laden mban në ndërgjegjen e tij jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm. Fakti që këtij terroristi i është ndërprerë veprimtaria, është një lajm i mirë për të gjithë njerëzit, që e duan paqen. Kryeministri britanik, David Cameron, tha në një reagim të parë pas vdekjes së Osama bin Ladenit se ky lajm do të thotë një lehtësim i madh për njerëzit në gjithë botën. Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi, se kjo është një fitore e madhe për Uashingtonin dhe aleatët e tij.

dpa/dw