1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vizë në këmbim të një investimi

Birgit Johannismeier3 Qershor 2013

Letonia jep viza 5-vjeçare Shengen kundrejt një investimi prej 100.000 eurosh. Ky ligj ka tërhequr mjaft blerës kinezë dhe rusë por thuajse askush prej kinezëve që blejnë shtëpi në Letoni nuk qëndron aty.

https://p.dw.com/p/18iXT
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kur pesë vjet më parë, bumi letonez i ndërtimeve u ndërpre prej krizës ndërkombëtare financiare dhe ekonomia mbeti në vend numëro, sepse shumë banesa nuk po shiteshin, parlamenti letonez vendosi dhënien e vizave Shengen për ata që investojnë në vend 100.000 euro. Ideja ishte për të tërhequr investitorë të huaj. Më shumë se një mijë prona janë shitur që prej miratimit të këtij ligji për një vizë Shengen pesëvjeçare tek blerës rusë dhe kinezë.

Janis Ozolins, drejtues i Komisionit për Buxhetin, thotë se "Zyra e Emigracionit dhe shërbimi sekret i vendit bëjnë kontrrolle shumë të rrepta. Kriminelët dhe njerëzit që kërkohen ndërkombëtarisht, ne i refuzojmë".

Shtohet interesi për kinezishten

Në kryeqytetin letonez Riga është përhapur lajmi se investitorë kinezë po blejnë shtëpi ose po fillojnë biznese në Letoni. Prandaj gjithnjë e më shumë studentë po mësojnë kinezisht me shpresë për të gjetur punë të paguara mirë si përkthyes apo menaxherë.

Bildnummer: 51327582 Datum: 18.05.2006 Copyright: imago/Pius Koller Altstadt mit Petrikirche an der Düna in Riga, Landschaft; 2006, Riga, Städte, Fluss, Flüsse, Daugava, Altstädte, Sehenswürdigkeit, St. Petri, Sankt;
Pamje nga RigaFotografi: imago/Pius Koller

Plani letonez nuk po funksionon

Por me sa duket plani i parlamentit letonez nuk po funksionon si ishte menduar, sepse askush prej kinezëve që blejnë shtëpi në Letoni nuk qëndron aty. Kinezët blejnë banesa jo për të jetuar në Letoni, por për të udhëtuar lirisht në Evropë dhe banesat që kanë blerë i japin me qira.

Prandaj në të ardhmen Letonia synon të inkurajojë në vend investimet në sektorin e eksportit për të krijuar vende pune dhe jo më një vizë pesëvjeçare Shengen kundrejt një investimi prej 100.000 euro në Letoni.