1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Libani në prag të luftës civile

Reese Erlich/A. Topi12 Korrik 2013

Lufta civile në Siri është duke u shtrirë edhe drejt Libanit, ku përplasjet mes grupve pro dhe kundra rebeleve, përleshen pothuajse përditë në rrugën Siria në Tripoli.

https://p.dw.com/p/196Ts
Fotografi: Reuters

Rruga Siria në qytetin e Libanit verior është kthyer në një zonë përplëshjesh mes mbështetësve sunitë të rebelëve sirianë dhe slavitëve mbështetës të Presidentit Bashar al- Assad. Rrugicat e ngushta janë një vend i mirë për tu fshehur për snajperistët dhe vendi i vetëm ku mund të kalojnë kalimtarët. Militantët Suni qëllojnë si civilët ashtu edhe militantët alavitë në anën tjetër të rrugës.

Fotoreporteri Ibrahim Chaloub vizitoi me frikë të madhe rrugicat e vogla në afërsi të rrugës Siria. Ai nuk kishte frikë trafikun, por snajperat. "Normalisht asnjeri nuk guxon të kalojë këtiu. Në çdo moment mund të sulmohesh nga një snajper", thotë ai. Fatmirësisht atë ditë nuk pati asnjë sulm. "Në pjesën më të madhe të rasteve ata që qëllohen janë njerëz të thjeshtë që dalin për pazar. Ata qëllohen dhe jo ata që kanë arme", thotë ai.

Mbështetje nga salafistët

Rreth 30 militantë suni kanë vënë nën kontroll rrugën Siria këto ditë, duke e quajtur veten salafistë, një lëvizje Islamiste që kërkon të vendosë ligjin e Shariahs, që nuk pranon fetë e tjerë dhe kufizon të drejtat e grave.

Syrien Flüchtlinge in Libanon
Kamp emigrantësh sirianë në LibanFotografi: DW/I. Chaloub

Abu al Bara, i cili përdor një pseudonim lufte, e quan veten si komandanti i 30 luftëtarëve salafistë. Ai mbështet fronitn al Nusra në Siri, një grup rebel salafist i njohur për vrasjen e civilëve me anë të sulmeve me bomba.

"Ne do të donim një organzim të shtetit si Araba Saudite, që bëhet mbi bazën e Sharihas, por me disa modifikime. Ne nuk duma aq shumë kufizime për individët, por sistemi i tyre është i mirë."

Për Bara dhe mbështetësit e tij, armiq nuk konsiderohen vetëm militantët Hezbollah, por edhe mbështetësit e tyre civilë. Abu Wadih, një nga luftëtarët e grupit të Baras, thotë se mbështetësit e Hezbollah "duhet të shkojnë në ferr. Ne do t'i luftojmë ata me armë, më thonjtë tanë, me dhëmbët tanë. Ne i duam ata të vdekur."

Ana tjetër

Luftëtarët nga ana tjetër kanë bindjet e tyre. Një rrugicë e ngushtë të çon në anën tjetër të kodrës, në zonën alavite të Tripolit. alavitët janë një grup islamist që shkëputur disa shekuj më parë.

Syrien Flüchtlinge in Libanon
Fëmijë sirianë në LibanFotografi: DW/I. Chaloub

Partia pro Assadit, Demokracia Arabe, ka nje grup militantësh që sulmojnë në çdo moment me snajpera civilët Suni në anën tjetër të zonës. Ali Fodda, një nga liderët e partisë, thotë se ai mbështet ideologjinë pan Arabe të Assadit. "Kjo ideologji ishte në gjendie t'i bënte balle ndërhyrjes së Izraelit dhe ne e mbështesim", tha ai.

Kjo parti është aleate me Iranin dhe Hezbollahun që mbështesin Assadin, sepse mendon se ai ka një rol kyç në frontin e rezistencës ndaj izraelit. Fodda hodhi poshtë akuzat se militantët e tij kanë qëlluar mbi civilët. "Nuk ka civilë gjatë përleshjeve. Ne nuk vrasim civilë", deklaroi ai.

Luftimet në Tripoli janë duke u zhvilluar prej disa javësh, ndërkohë që përplasje ka patur edhe në qytetin jugor të Sidonit. Një Imam Salafist i bëri thirrje ndjekësve të tij të sulmojnë forcat libaneze dhe Hezbollahun. Si pasojë e luftimeve të deritanishme janë shënuar disa dhjetra të vrarë dhe të plagosur.