1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lirohen 7 nga 17 europianët e akuzuar për rrëmbimin e 103 fëmijëve

5 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C13w

Autoritetet e Çadit liruan 7 nga 17 europianët e akuzuar për rrëmbimin e 103 fëmijëve afrikanë. Lajmi u publikua pas mbërritjes në Çad të presidentit francez, Nikola Sarkozy. Personat e liruar janë katër stjuardesa spanjolle dhe tre gazetarë francezë. Ata u shoqëruan nga burgu në Gjykatën kryesore në kryeqytetin N'Djamena për të marrë gjërat personale. Të liruarit u morën në pyetje për 12 orë rresht ditën e shtunë. Gjashtë francezë të shoqatës"Arka e Noes", katër spanjollë dhe një pilot belg janë ende në izolim, të akuzuar për rrëmbimin e një personi dhe për mashtrim.