1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lirohen nga burgu rreth 3400 ithtarë të opozitës pakistanze

20 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CP2D

Autoritetet pakistaneze kanë liruar, sipas të dhënave të qeverisë, rreth 3400 ithtarë të opozitës. "Dy mijë të tjerë do të lirohen më vonë", tha një zedhënës i ministrisë së brëndshme pakistaneze. Simpatizantët e opozitës janë arrestuar qysh prej vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme më 3 nëntor.
Presidenti i Pakistanit dhe shefi i ushtrisë, Pervez Musharaf, ka rënë dakord për shpalljen zyrtare të datës së zgjedhjeve parlamentare në vend. Votimet do të mbahen më 8 janar, tha shefi i Komisionit qëndror të zgjedhjeve. Partitë duhet të shpallin listat me kandidatët e nominuar deri të martën e javës së ardhëshme. Musharaf deri tani nuk ka deklaruar nëse do ta shfuqizojë gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur më 3 nëntor në vend. Sipas opozitës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në këto kushte.