1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

+++Live-Ticker për kremtimet e D-Day+++

dw/aud6 Qershor 2014

70 vjet pas zbarkimit të trupave aleatë në Normandi, shefat e shteteve dhe të qeverive nga rreth 20 shtete u mblodhën në ceremoninë përkujtimore, midis tyre edhe presidenti rus, Putin.

https://p.dw.com/p/1CDzK
D-Day F 06.06.2014
Fotografi: picture-alliance/AP Photo

15:40 - Kremlini u shpreh për takimin midis Obamas dhe Putinit: "Megjithëse nuk qe një takim i organiziar në mënyrë të qëllimshme, krerët e shteteve patën mundësi t'i këmbenin mendimet e tyre për gjendjen në Ukrainë - edhe për krizën në Ukrainën Lindore", citon agjencia Interfax zëdhënësin e Kremlinit, Dmitri Peshkov. Putini dhe Obama u shprehën për një përfundim të shpejtë të të gjitha veprimeve ushtarake.

15:38 - Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kolegu i tij që ka fituar zgjedhjet presidenciale, Petro Poroshenko bënë thirrje për t'i dhënë fund gjakderdhjes dhe veprimeve ushtarake në Lindje të Ukrainës. Këtë e bën të ditur agjencia e lajmeve RIA Novosti duke iu referuar zyrës presidenciale ruse. Putini u takua në kuadër të kremtimeve në Normandie për herë të parë me Poroshenkon.

Diplomaci krize në Francë

15:11 - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA, Barack Obama u takuan në prag të kremtimeve të përvjetorit të D-Day për një takim të shkurtër informal. Këtë e bënë të ditur zyra e presidentit të Francës, Hollande dhe Shtëpia e Bardhë. Takimi zgjati dhjetë deri 15 minuta. Më parë, Putini kishte takuar presidentin e sapozgedhur të Ukrainës, Poroshenko.

15:07 - Në Ouistreham të Francës ka filluar ndërkohë ceremonia qendrore për zbarkimin e aleatëve 70 vjet më parë në Normandi. Në ceremoninë e D-Day marrin pjesë veteranë të luftës si dhe kryetarë të shteteve dhe të qeverive nga rreth 20 shtete, midis tyre presidenti i SHBA, Barack Obama, kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Francois Hollande. Edhe shefi i Kremlinit, Vladimir Putin dhe presidenti i ri i Ukrainës, Petro Poroshenko janë të pranishëm.

Në kuadër të kremtimeve, u zhvillua një bisedë e shkurtër midis Putinit dhe Poroshenkos në praninë e Angela Merkelit

Kancelarja Merkel me presidentët Putin dhe Poroshenko
Kancelarja Merkel me presidentët Putin dhe PoroshenkoFotografi: Reuters


14:21 - Në bisedën midis Putinit dhe Poroshenkos u bë fjalë për masa eventuale për qetësimin e krizës në Ukrainë dhe se si mund ta njihte Moska zgjedhjen e Poroshenkos, u bë e ditur në qarqe të afërta me presidentin e Francës, Hollande. Veç kësaj, të dy folën për pasojat ekonomike të situatës në Ukrainë. U ra dakord që në ditët në vazhdim të diskutohen "modalitetet e një armëpushimi", u bë e ditur.

Nderim për veteranët e D-Day

14:02 - Në kuadër të kremtimeve, u zhvillua takimi i parë midis Presidentit rus, Putin dhe presidentit të posazgjedhur të Ukrainës, Poroshenko. Dialogu i shkurtër u zhvillua në kohën kur kryetarët e shteteve dhe të qeverive u mblodhën për një fotografi në përkujtim të zbarkimit të aleatëve në Normandi.

Kancelarja Merkel me Presidentin Putin
Kancelarja Merkel me Presidentin PutinFotografi: picture-alliance/dpa

13:10 - Kancelarja Angela Merkel i kërkoi presidentit rus, Vladimir Putin që të bëjë gjithçka që ka në dorë për stabilizimin e Ukrainës. Në takimin e saj me Putinin në Deauville, Merkeli shprehu shpresën se pas zgjedhjeve të pranuara ndërkombëtarisht të Ukrainës, tani duhet shfrytëzuar koha, "për të arritur një stabilizim të gjendjes veçanërisht në Ukrainën Lindore", bëri të ditur qeveria gjermane pas bisedës. Rusia duhet të tregohet në përputhje me përgjegjësinë e saj të lartë, tha Merkeli.