1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

040808 interview pöttering eu olympia

Dirk Müller 4 Gusht 2008

Pak ditë para hapjes së lojërave olimmpike në Pekin mjaft politikanë gjermanë dhe evropianë kanë kërkuar lejimin e lirisë së plotë të informimit.

https://p.dw.com/p/Eq9z
Qendra kryesore e shtypit e Lojërave OlimpikeFotografi: picture-alliance/ dpa

Protestat ndërkombëtare për censurën që ushtron Kina ndaj gazetarëve të huaj dhe atyre kinezë në prag të fillimit të Lojerave Olimpike po ngrihen në valë të reja. Pasi megjithë lirimin që i bëri udhëheqja kineze censurimit të internetit pas kritikave ndërkombëtare ende ka faqe të bllokuara që ofrojnë informacione kritike. Nga ana tjetër janë ende në fuqi mjaft kufizime që pengojnë punën e lirë të gazetarëve vendas dhe të huaj.

Sinjale të qarta drejt Pekinit

Ministri i Jashtëm gjerman Frank Valter Shtajnmajer dhe ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Volfgang Shojble, kane kritikuar cenzurën kineze dhe kanë kërkuar lejimin e plotë të lirisë së shtypit në Kinë. Sot kryetari i dhomës së parlamentit gjerman për kulturën dhe mediat, liberali Hans-Joachim Otto kërkoi sinjale të drejtpërdrejta nga qeveria gjermane dhe anullimin e udhëtimit të ministrit të punëve të brendshme në Kinë, Volfgang Shojble. Për sa kohë nuk janë hequr të gjitha kufizimet ndaj shtypit Shojble nuk duhet të udhëtojë në Kinë tha Joachim Otto për radion Südwestrundfunk.

Qëndrimi i Kinës nuk shkon më në këtë shekull

Presidenti i parlamentit evropian, Hans-Gert Pöttering, u shpreh në një intervistë me DLF (Deutschlandfunk) se qëndrimi i Kinës nuk shkon më në këtë shekull: "Kërkoj që të gjithë të mos i mbyllim sytë para shkeljeve të të drejtave të njeriut, si në një pjesë të kartës së lojërave olimpike ku bëhet fjalë që sportistët të shprehen dhe të mos shprehin kritikë, kjo nuk shkon më në shekullin e 21-të. Ne jemi sot një shoqëri informacioni dhe këto zhvillime, si bllokimi i faqeve të internetit tregjonë se gjithnjë e shumë është e pamundur t'i bësh gjëra të tilla, për këtë arsye duhet të jetë e siguruar që kemi lirinë e informacionit dhe kjo jo vetëm për gazetarët e huaj, por edhe për gazetarët kinezë."