1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Luftë propagandisitke në Europë

Marina Maksimovic
14 Nëntor 2017

Rusia përpiqet ta dobësojë BE-në dhe përhap qëllimisht desinformacion, kryesisht në Ballkanin Perëndimor. Për këtë janë të bindur shumë kritikë në Bruksel. Tani po bëhen përpjekje për hartimin e një kundërstrategjie.

https://p.dw.com/p/2nYob
Screenshot Sputnik Website
Fotografi: rs.sputniknews.com

"Sputnik" në Serbi: është dega e medias RT për raportimin online dhe radiofonik e financuar nga Kremlini. U përdorën tone dramatike në mes të tetorit, kur ministrat e Jashtëm të tetë vendeve anëtare të BE-së - Kroacisë, Çekisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Rumanisë, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar - në një letër drejtuar Federica Mogherini-t bënin fjalë për përhapjen e dezinformacioneve dhe propagandës "gjithnjë e më të rafinuar dhe më të intensifikuar" nga "aktorë të jashtëm". Qëllimi i tyre, sipas ministrave, është "ngjallja e mosbesimit dhe pakënaqësisë me rendin demokratik si dhe për diskretituar BE-në dhe vendet partnere të BE-së me qëllim që të dobësojnë unitetin europian".

Njëkohësisht 65 ekspertë europianë të sigurisë dhe parlamentarë nga 21 vende të BE-së nënshkruan një deklaratë, në të cilën shprehimisht bëhet përgjegjëse ministrja e Jashtme e BE-së Federica Mogherini, që ajo nuk ka ndërmarrë masat e duhura kundërvënëse dhe nuk e pëcakton Rusinë si burimin kryesor të dezinformatave armiqësore. Për këtë fushatë dezinformimi mediet si "Sputnik" dhe shtëpia mediatike "RT" ( Russia Today) përdoren qëllimisht  si instrument propagande.

Në fokus Europa Lindore dhe ajo Juglindore

Se si mund të kufizohet influenca e medieve ruse, për këtë diskutoi në Bruksel Këshilli i Punëve të Jashtme (FAC). Veçanërisht në fokus janë vendet e Europës Lindore dhe Juglindore. Që në vitin 2015 mbi bazën e një nisme të Këshillit Europian u krijua një Task Force për Komunikim Strategjik (StratCom) , për të zbuluar dhe luftuar "fushatën deiinformuese ruse". Si përmirësimi më i ri në vjeshtë të këtij viti u vu në funksionim njësia StratCom Western Balkans.

"Ekipi për Ballkanin Perëndimor punon, për të promovuar BE-në dhe politikën e vlerat e saj opinionin publik në rajon", thotë Maja Kocijancic, zëdhënëse e së ngarkuarës së BE-së për Politikën e Jashtme Mogherini. Me këtë synohet të plotësohet zbraztia e informacionit. "Qëllimi është, që avantazhet e integrimit në BE t'u përçohen njerëzve në vendet e Ballkanit Perëndimor e po ashtu edhe vendeve anëtare të BE-së", tha Kocijancic.

Financim modest

Por pas nismës me emërtimin StratCom Westbalkan aktualisht qendrojnë vetëm dy punonjës, të cilët bashkëpunojnë ngushtë me StratCom East, një Task-Force e ngjashme për vendet anëtare të BE-së në lindje të Europës. Ato së bashku krijojnë një njësi të vetme të BE-së, që është përgjegjëse për fushatën e supozuar të desinformimit nga Kremlini. Gjithsej kjo njësi përfshin vetëm 16 punonjës. Ndaj ekspertë në BE druajnë, se ky ekip është i pamjaftueshëm për t'i bërë ballë influencës ruse në pjesë të ndryshme të Europës përfshi edhe Ballkanin Perëndimor.

Ndaj ekspertët dhe politikanët e sigurisë kërkojnë forcimin e punës strategjike të komunikimit në BE duke përfshirë edhe Referatin për Ballkanin Perëndimor të StratCom. Financimi për kufiizmin e propagandës ruse duhet të trefishohet në të paktën një milionë Euro. Për krahasim: një Task Force e ngjashme në SHBA, Qendra Global Engagement, ka ndërkohë 80 punonjës me një financim prej 60 milionë Dollarësh.

Lidhje tradicionale

Rusia tradicionalisht ka marrëdhënie të mira me vendet e Europës Lindore dhe ato të Ballkanit e po ashtu ajo ka interesa të fuqishme gjeostrategjike në këtë rajon. Moska mbështetet në këto rajone nga minoritetet e fuqishmem ruse, veçanërisht në shtetet e Balltikut, po ashtu ajo u referohet lidhjeve historike me bashkësinë slllavo-ortodokse në vendet e Ballkanit Perëndimor si Serbia, Maqedonia e po ashtu edhe Bullgaria.

Mesazh pozitiv

"Lidhjet ruse në këtë rajon janë forcuar prej shekujsh dhe janë tradicionalisht të shumë të ngushta. Por BE-ja e ka strategjinë si dhe instrumentat më të mira, për të vënë diçka në lëvizje", thotë Angelina Eichhorst, drejtore për vendet e Ballkanit Perëndimor në Shërbimin Europian për Marrëdhëniet me Jashtë. "Ne ekzistojmë si strukturë, sepse mendojmë, që si për njerëzit në këtë rajon ashtu edhe për BE-në është e rëndësishme të punohet bashkarisht, për të arritur paqen dhe dhe mirëqenien si dhe për t'i ruajtur ato", nënvizon Eichhorst.