1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Lufta në Rripin e Gazës zmadhon hendekun ndërmjet popullsisë dhe regjimeve në vendet arabe"

AV9 Janar 2009

Luftimet në Gazë dhe krijimi i një fondi për ndërmarrjet e rrezikuara nga kriza në Gjermani janë në qendër të pasqyrës së shtypit gjerman të së premtes.

https://p.dw.com/p/GUxa

"Handelsblatt" e Düsseldorfit shkruan për luftën në Rripin e Gazës: Lufta në Rripin e Gazës zmadhon hendekun ndërmjet popullsisë dhe regjimeve në vendet arabe si dhe hendekun ndërmjet këtyre dhe Iranit. Kjo vështirëson më tej zgjidhjen e konfliktit kryesor. Vetë presidenti i ri i zgjedhur i SHBA-ve duhet ta ketë të vështirë, që të rikrijojë besimin. Pikënisje e radikalizimit në botën arabe ishte politika e dështuar e demokratizimit të paraardhësit të tij. Duhet patur frikë, se nga lufta e Gazës vetëm njëri mund të dalë si fitimtar Irani.

"Märkische Oderzeitung" nga Frankfurt mbi Oder: "Qeveritë e shteteve fqinje arabe, në rradhë të parë ajo egjiptiane, shohin pak shkak, për t´u angazhuar me të vertetë seriozisht për një armëpushim në Rripin e Gazës. Çështja e palestinezëve është trajtuar gjithmonë me gjysëm zemre dhe me Hamasin pak duan të kenë të bëjnë. Kështu Izraeli vazhdon të bombardojë, sipas të dhënave të tij "deri në fundin e hidhur". Se çfarë do të thotë kjo, nuk e di askush as në Izrael. Me çdo ditë të re lufte dhe me çdo viktimë të re civile shtetit hebre rrezikon t´i besohet ajo që pohon, se do vetëm të dëmtojë Hamasin."

Për shkak të rënieve të eksporteve dhe të porosive koalicioni qeveritar do të krijojë një fond prej 100 miliardë eurosh për ndërmarrjet e rrezikuara:

"Frankfurter Rundschau": Përgjigja e parë është jo. Kush ndihmon ndërmarrjet që janë financuar në mënyra të rrezikshme apo që kanë prodhime të këqia, ua vështirëson jetën të shëndoshave. Përgjigja e dytë është varet. Sikur një sipërmarrje solide të ketë vështirësi, sepse nuk i jepet kredi, duhet marrë një vendim i veçantë. Por ky duhet të përbëjë përjashtim."

"General-Anzeiger" e Bonit shkruan: "Rënien e përbotshme të koniunkturës po fillon ta ndjejë edhe ekonomia gjermane e eksportit. Republika Federale bën pjesë tek përfituesit më të mëdhenj të globalizimit, tani ajo duhet të mbajë edhe pasojat e tij negative. Prandaj për gjermanët rënia e eksporteve është aq fatale, sepse rritja e ekonomisë së tyre bëhet prej vitesh prej eksportit."