1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lufthansa përfiton nga kriza e Air Berlin dhe Alitalia

19 Tetor 2017

Pas ofertës për Airberlin, Lufthansa synon të blejë edhe pjesë të shoqërisë italiane në krizë Alitalia. Me këtë aksion synohet zgjerimi dhe rezistenca ndaj konkurrencës së fortë.

https://p.dw.com/p/2m7DA
Italien Maschinen der Fluggesellschaft Alitalia und Lufthansa
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/A. Calanni

Të rrënuara dhe me humbje prej vitesh, kjo i bashkon shoqëritë ajrore Alitalia dhe Air Berlin. Tani që të dyja këto shoqëri kanë dalë në shitje. Për të dyja këto shoqëri ka treguar interes për t'i blerë Lufthansa gjermane dhe EasyJet britanike. Lufthansa dhe EasyJet ofrojnë për të blerë linjat kryesore: avionet dhe destinacionet më të preferuara të fluturimeve. Dy shoqëritë e mëdha ajrore me këtë aksion synojnë që të zgjerohen edhe më shumë dhe t'i rezistojnë konkurrencës së fortë. Në Europën Perëndimore ka gjithsej 237 shoqëri ajrore, të ardhurat e tyre janë të zbehta, sepse nga 100 Euro xhiro vetëm 4,90 Euro mbeten fitim, përllogarit federata gjermane e ekonomise së qarkullimit ajror. Ky fitim është shumë pak duke pasur parasysh edhe faktin, se çmimi i kerozinës rritet apo numri i pasagjerëve bie.

Autoritetet e kartelit mund të kenë edhe rezerva në sfondin e kaq pak të interesuarve për blerjen nga ana e Lufthansës dhe EasyJet. Presidenti i Komisionit të Monopolit, Achim Wambch, thekson, se: „Ne të gjithë dëshirojmë shoqëri të fuqishme ajrore. Ne dëshirojmë shoqëri ajrore inovatore dhe të qendrueshme ekonomikisht dhe të mira. Por kjo nuk duhet të arrihet në kurriz të konkurrencës. Nëse ne në Gjermani duhet të paguajmë me çmime monopoli për të pasur një shoqëri të fortë ajrore, atëherë ky nuk është një model i mirë biznesi." Pritet që kjo instancë mbikqyrëse të vendosë kushte për blerjen. Vendimi përfundimtar do të merret pas gjashtë muajsh.

Krahas klientëve edhe të punësuarit në këto shoqëri do të jenë ata që humbasin nga ky proces perqendrimi. Mësohet se Lufthansa ka paraqitur një koncept për një Alitalia të ristrukturuar me një model funksionues biznesi, vuri në dukje sipërmarrja. „Por me këtë Grupi Lufthansa ka vendosur kundër një oferte për blerjen e të gjithë kompanisë Alitalia", mësohet më tej. Lidhur me detajet është rënë dakord, që ato të mos bëhen publike. Një njoftim të gazetës „Corriere della Sera", sipas së cilës numri një i shoqërive ajrore gjermane do të lëvrojë 500 milionë Euro për blerjen e avionëve dhe të ekuipazheve si dhe të të drejtave të qarkullimit të Alitalias, koncerni Luftahnsa nuk ka pranuar ta komentojë.