1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Luftimet në Libi gjithnjë e më të përgjakshme

5 Mars 2011

Libia është duke rënë në kaos dhe dhunë: Dëshmitarë okularë flasin për shumë të vdekur nëpër rrugë, viktima të përleshjeve dhe akteve të sabotazhit. Gjithnjë e më shumë funksionarë distancohen nga regjimi i Gaddafit.

https://p.dw.com/p/10Tva
Protesta kundër GadhafitFotografi: dapd

"Nuk kishte më vend për viktimat," thotë një banor i qytetit Sawija, që ndodhet në perëndim të kryeqytetit Tripoli, pasi u kthye nga një vizitë në spitalin e qytetit. Në luftimet e ashpra midis trupave ithtare dhe kundërshtare të Muammar Gaddafit, vetëm në Sawija janë vrarë ditën e premte 50 vetë. Të dhënat e dëshmitarëve akularë nuk mund të konfirmohen nga burime të pavarura. Mes të vrarëve është edhe komandanti i rebelëve, bëhet e ditur. Televizioni shtetëror njoftoi se ushtria libiane ka marrë Sawija-n. Kurse banorët thonë se qyteti mbahet nga lëvizja e protestës.

Libyen Soldaten
Ushtarët libianëFotografi: Picture-Alliance/dpa

Trupa të vdekur në rrugë

Edhe në Tripoli forcat e sigurisë përdorën municion djegës dhe gaz lotsjellës kundër qindra demostruesve, njoftuan dëshmitarët okularë. Pas lutjeve të të premtes, në kryeqytet shumë vetë u mblodhën në protesta megjithsë regjimi ka shtuar hapur prezencën e forcave të sigurisë. Prej ditësh në Tripoli janë duke u bërë arrestime të shumta. Xhirimet tregojnë se milicët shkojnë natën nëpër lagje me kamionë dhe marrin më vete opozitarë. Trupa pa jetë të personave që janë zhdukur papritur, janë lënë më pas në rrugë.

Në shpërthimet e një depoje armësh në afërsi të qytetit Bengasi që mbahet nga kryengritësit, janë vrarë sipas të dhënave të spitalit 17 vetë. Sipas të dhënave të tyre, në bazën ushtarake El Raxhma pati dy shpërthime që u dëgjuan në një zonë me rreze dhjetë kilometra. E paqartë është nëse shpërthimi u shkaktua nga ndonjë sulm ajror, apo nga ndonjë aksion sabotazhi, tha një zëdhënës i rebelëve. Bengasi, qyteti i dytë i Libisë në lindje të vendit, është kthyer në kështjellë të kryengritësve. Kurse forcat e Gaddafit janë më të përqëndruar në perëndim të Libisë.

Libyen / Panzer / Bangasi
Tank në Bengasi, qytet i marrë nga kryengritësitFotografi: AP

Funksionarë distancohen nga Gaddafi

Ndërkohë gjithnjë e më shumë funksionarë distancohen nga Gaddafi. Nga rrethet e informuara mirë, bëhet e ditur se

shefat e sigurimit të qyteteve Misrata, Sebha, Adxhabija, Bengasi dhe Tripoli janë bërë me kryengritësit. Edhe shumë oficerë të lartë të shërbimit ushtarak, të forcave ajrore dhe njësive speciale të policisë i janë bashkangjitur protestuesve.

Autor: Aida Cama (dapd, rtr, dpa, afp)

Redaktoi: Mimoza Cika- Kelmendi

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë