1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Më 20 janar, në Kubë do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare

21 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CPsb

Në ishullin komunist Kuba më 20 janar do të zhvillohen zgjedhjet për një parlament të ri. Lajmin e bëri të ditur televizioni shtëtrëor.Votimet do të tregojnë, nëse shefi i shtetit dhe i partisë, Fidel Kastro, i cili ndodhet prej më shumë se një viti i sëmurë , do të zgjidhet edhe më tej në krye të vendit. Për këtë, 81 vjeçari duhet të zgjidhet më parë nga Kongresi popullor për të marrë edhe një mandat tjetër si kandidat për president të Kubës. Prej korrikut të viti të kaluar , postin e Kasros po e ushtron vëllai i tij më i ri, Raul.