1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Më 27 nëntor, Konferenca ndërkombëtare për Lindjen e Mesme në SHBA

21 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CPsl

Konferenca Ndërkombëtare për Lindjen e Mesme do të zhvillohet më 27 nëntor në Anapolis pranë Uashingtonit. Këtë e bëri të ditur ministrja amerikane e punëve të jashtme, Kondolisa Rajs. Njëkohësisht, një zëdhënëse e presidentit Xhorxh Bush(George Bush) i uli shpresat nga takimi njëditor dhe tha se nuk mund të priten rezultate të drejtpërdrejta. Shpresohet që përmes kësaj konference Izraeli dhe palestinezët të nxiten për negociatat për "zgjidhjen dyshtetërore". - Sipas ministrisë së jashtme amerikane, në Anapolis janë ftuar të marrin pjesë mbi 40 organizata ndërkombëtare dhe shtete, mes tyre edhe Gjermania.