1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbien Kosovo Dialog

5 Korrik 2011

Pas marrëveshjes së Kosovës dhe të Serbisë në lidhje me letërnjoftimet, regjistrat e lindjeve dhe diplomat ndërmjetësuesit e këtij procesi e vlerësuan atë në mënyra të ndryshme.

https://p.dw.com/p/11pI3
Ndërtesa e Këshillit të Evropës ku u zhvilluan bisedimet Kosovë- Serbi
Ndërtesa e Këshillit të Evropës ku u zhvilluan bisedimet Kosovë- SerbiFotografi: DW

Edhe pse hapa të hedhur me mundim çdo lloj afrimi mes serbëve dhe shqiptarëve është një lloj sensasioni. Për shkak se Serbia vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur në përfundim të bisedimeve nuk u nënshkruan dokumente. Beogradi i quan marrëveshjet, si marrëveshje me gojë, ndërkohë që pala kosovare i interpreton si hap të parë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

MPJ serb Vuk Jeremic, i cili konsidrohet si hardliner në çështjen e Kosovës tha gjatë një fjalimi në OSBE se: "Ne i konisderojmë bisedimet si shkallë e parë e një zgjidhjeje të drejtë dhe të peshuar, e cila do të bazohet në marrëveshjen e të gjithëve."

Prishtina
PrishtinaFotografi: picture alliance/dpa

Beogradi vazhdon të mos i njohë pasaportat e Kosovës, të cilat i konsideron si simbol të pavarësisë. Por do të njohë letërnjoftimet që siç thuhet i shërbejnë vetëm identifikimit.

Problem për adminstratën kosovare përbën fakti që autoritetet serbe kishin marrë me vete pas luftës së vitit 1999 të gjithë regjistrat e zyrave të vendit. Mungea e tyre shkaktonte probleme për një sërë veprimesh administrative si lidhja e martesave, zgjidhja e tyre apo probleme me trashëgiminë dhe pronësinë.

Palët ranë dakord që origjinalet të vazhdojnë të mbeten në Beograd, i cili nuk pranon t'ua kalojë autoriteteve të Kosovës, por sipas diplomatit Robert Cooper edhe që : "Misioni i EULEX-it të bëjë në Serbi fotokopje të noterizuara të dokumenteve që u mungojnë autoriteteve kosovare. Kjo do të sigurojë më tepër siguri dhe do ta vështirësojë kriminalitetin e organizuar.“

No Flash Kosovo
Vuk JeremiçFotografi: AP

Marrëveshja e arritur bën që Serbia t'i afrohet ndjeshëm statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.

Autor: Jërg Paas/ Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama