1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mali mes shpresës dhe frikës

Katrin Gräsler/Lindita Arapi23 Janar 2013

Në Mali nuk ka humbur përkrahja për intervenimin e Francës. Megjithatë për shumë vetë është e qartë: Marshimi francez nuk i zgjidh të gjitha problemet. Në kryeqytetin Bamako sundon frika për familjet në Veri.

https://p.dw.com/p/17PsK
Fotografi: DW/K. Gänsler

Para hotelit "Hotel l'Amitié“, një ndërtese të shëmtuar në qendër të kryeqytetit Bamako semafori bëhet i kuq. Ky është sinjal startimi për djaloshin Mama Lah dhe shokët e tij. Të rinjtë hidhen tek makinat që presin. Ndryshe si më parë ata nuk duan të shesin facoleta apo gazeta. Prej tre javësh flamuri trengjyrësh franezë është hit në Mali. “Flamujtë janë simbol i intervenimit francez", thotë Mama Lah dhe tund një flamur.

Vive la France“ – „Rroftë Franca“

Ashtu si djemtë e tjerë edhe Mama Lah, një djalë i dobët e mirëpret ndërhyrjen e Francës, ish-fuqia e dikurshme koloniale. „Ne nderojmë francezët, sepse ata po luftojnë kundër rebelëve në Veri“, thotë ai. Një shofer pa iu dridhur syri nxjerr nga xhepi rreth 90 cent. Kaq kushton një flamur. Kush do flamuj të mëdhenj paguan deri në tre euro. Ofensiva ushtarake duket se është një pazar i mirë për Mama Lahun, që shet mesatarisht 20-30 flamuj në ditë.

Mama Lah shet flamuj me fitim këto ditë në Bamako
Mama Lah shet flamuj me fitim këto ditë në BamakoFotografi: DW/K. Gänsler

Dy javë pas ndërhyrjes së Francës nuk ka rënë entuziazmi për ofensivën ushtarake në Veri, sidomos në kryeqytetin Bamako. Të huajve shpesh vendasit iu drejtohen me thirrjet „Vive la France“ – „Rroftë Franca“, pavarësisht nëse ata janë francezë, gjermanë apo amerikanë. Shpresa për dhënien fund të masakrave në Veri është e madhe.

Ndihmë nga Europa dhe Afrika

Kjo shpresë mban edhe Oumou Traoré, një 34 vjeçare me origjinë nga Gao, në Verilindje të vendit. Oumou ia doli të shpëtojë para pak javësh. Muajt e fundit në vendlindje, ajo nuk i kujton me dëshirë. “Në Veri kam parë shumë tmerre. Banditët e armatosur që përdhunonin gra, që iu morën atyre gjithë ç'kishin. Ishte e padurushme.” Ajo vetë ka pasur fat, rrëfen nëna me dy fëmijë me pëshpërimë.

Kundër kësaj gjendjeje po vepron ushtria e Malit bashkë me atë fraceze, si edhe 3.300 ushtarë të Bashkësisë Ekonomike Afrikano-Perëndimore, ECOËAS. Edhe Çadi që nuk është anëtar i kësaj bashkësie do të dërgojë trupa, rreth 2000 ushtarë. Shumë vende europiane kanë ofruar ndihmë logjistike. Gjermania pas dërgimit të dy avionëve trans-all do të marrë pjesë në të ardhmen edhe në stërvitjen e trupave maleze. Franca ka kumtuar ndërkohë fitoret e para. Po ende nuk dihet nëse islamistët janë dëbuar tërësisht nga fortesat e islamistëve, Kona dhe Djabali.

Oumou Traoré - refugjate në vendlindjen e saj
Oumou Traoré - refugjate në vendlindjen e sajFotografi: DW/K. Gänsler

Frika nga një luftë e gjatë

Vëzhguesit paralajmërojnënga një luftë e gjatë. „Por këtë nuk e duan malezët. Sot ata duartrokasin për ushtrinë franceze, por nuk duan luftime pa fund”, sqaron Alassane Dicko nga Shoqata e Malezëve të Dëbuar, e cila aktualisht ndihmon refugjatët dhe të dëbuarit nga Veriu. Për Dicko duhet sidomos të arrihet dialogu: Krahas intervenimit ushtarak duhet të vendoset një dialog i përgjegjshëm. Sepse edhe sikur të dëbohen islamistët dhe terroristët nga Veriu i vendit, nuk zgjidhen automatikisht problemet e vendit. Në Veri gjithmonë ka pasur në 22 vitet e fundit kryengritje të popullsisë së Tuaregëve. Ata ndjehen prej vitesh të shtypur. „Ky problem duhet të gjejë zgjidhje“, kërkon Dicko.

Ushtarët nigerianë përgatiten për mision në Mali
Ushtarët nigerianë përgatiten për mision në MaliFotografi: DW/K. Gänsler

Për të tërhequr vëmendjen, organizata e Dicko-s planifikon marshimin e qytetarëve për paqen në Mali. „Ai duhet para së gjithash të kujtojë të rënët në luftime dhe ata që në çfarëdolloj forme kanë përjetuar dhunën", thotë Dicko. Se kur do të nisë ky marshim nuk dihet. Aktualisht gjendja në Mali është shumë e rrezikshmme.