1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

231109 Hebamme Behrends

28 Prill 2010

Gjithmonë e kishte pasur ëndërr të bëhej mami. Që prej më shumë se 30 vjetësh Doris Behrends u ndihmon fëmijëve të vijnë jetë. Megjithëse ka përjetuar mijëra lindje, çdo jetë e re është një mrekulli.

https://p.dw.com/p/M1jp
Doris Behrends nga Bad Salzungen.
Doris Behrends nga Bad Salzungen

Bad Salzungen është një vendbanim i vogël në Tyringen, me jo më shumë se 16 000 banorë. Doris Behrends punon në klinikën e qytetit si mami që në vitin 1974. Monotoni ajo nuk njeh. Sepse kjo grua energjike bën pandërprerë kualifikime të reja, terapi aromatike, homeopati, akupunkturë. Dy herë në vit 59-vjeçarja gjen kohë për kurse kualifikimi. Pasi ka përfunduar turnin në klinikë, ajo bën vizita tek pacientet, kurse përgatitore për lindje dhe për ardhjen në formë pas lindjes. Motivacioni më i madh për Doris Behrends është dashuria për profesionin.

Gesichter Deutschlands Porträt DoBeP2
Fotografi: DW

"Unë e ndjej se gratë kanë nevojë për ndihmë dhe të janë mirënjohëse për ndihmën, që u jep."

Fëmijët e mi kanë për mua rëndësi të madhe

Dita e punës mund të jetë e gjatë sa të dojë, por për familjen e saj Doris Behrends gjen kurdoherë kohë. Ajo është e kënaqur, që fëmijët e saj jetojnë akoma në Bad Salzungen. Sepse gjithnjë e më shumë të rinj ikin nga qyteti për të kërkuar punë.

"Fëmijët kanë rëndësi të madhe për mua. Unë dua t'i kem gjithnjë pranë vetes. Nuk kalon asnjë ditë, pa u parë me njëri-tjetrin. Kur kemi mundësi, hamë se bashku mëngjes, mblidhemi për kafe apo hamë darkë së bashku."

Gesichter Deutschlands Porträt DoBeP3
Fotografi: DW

Mbështetja në familje i ka dhënë kësaj nëne me katër fëmijë shpeshherë forcë që të ketë guxim për të filluar gjëra të reja. Kështu edhe para 20 vjetësh pas rënies së murit, kur kishte frikë se mos humbiste vendin e punës. Sepse pas ribashkimit thuajse askush në Lindje të Gjermanisë nuk guxonte të bënte fëmijë. Mesatarja e lindjeve pati rënë me dy të tretat.

Shanse të reja pas rënies së perdes së hekurt"

Por pak kohë më vonë Behrends pati më shumë punë se në kohët e RDGJ-së. Sepse ndryshimet e shoqërisë sollën me vete shumë mundësi të reja. Edhe për mamitë.

"Ndryshoi mentaliteti. Se edhe burrat donin të hynin në sallën e operacionit, apo mundësitë që fëmija të lindej edhe në një karrige, apo në një stol lindjeje. Dolën edhe lindjet në ujë. Ne mamitë i mirëpritëm këto metoda të reja dhe kemi ndjekur kurse të panumërta."

Gesichter Deutschlands Porträt DoBeP4
Fotografi: DW

Mami më shumë se vetëm profesion

Sa bebe ka pritur ajo në sallën e lindjes? "Njëmijë kanë qenë qysh para 30 vjetësh", kujton Behrends. Më tej ajo pushoi së numëruari. Megjithë përvojën e saj në punë për të edhe sot çdo lindje është diçka e veçantë.

"Këtë nuk mund ta quash punë. Kjo është një përvojë e mrekullueshme, gjithmonë. Dhe mrekullia, kur lind fëmija, me të gjitha, gjithçka funksionon. Ato hapin syçkat, ndjejnë, fillojnë të hapin gojën, fillojnë të kërkojnë. Natyrisht që puna bëhet edhe rutinë, por megjithatë ajo shoqërohet shpesh me ndjenja.

Doris Behrends është një grua e fortë. Këtu bën pjesë edhe fakti, që nganjëherë derdh ndonjë lot në sallën e operacionit.

Autor: Eugen Theise/ Angelina Verbica
Redaktoi: Dr. Pandeli Pani/Birgit Görtz