1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania - Historia ime: Maqedonia

Elizabeta Milosevska Fidanoska4 Dhjetor 2012

Gjermania është për maqedonasit një vend i preferuar emigrimi. Në radhë të parë janë të rinjtë me shkollim të mirë që e shikojnë të ardhmen jashtë vendit të tyre. Për atdheun e tyre pasojat janë dramatike.

https://p.dw.com/p/163JE
--- DW-Grafik: Peter Steinmetz

Magdalena Peseva ka qenë studente e sukseshme në fakultetin e saj, por 27-vjeçarja nuk qëndroi në Maqedoni. "Gjermania ofron shumë më tepër mundësi për inxhinierët e ndërtimit" e arsyeton ajo shpërnguljen e saj në Dresden. Pas një konkursi dhe kontakteve të para me studentë të universitetit të atjeshëm teknik ajo synonte të vazhdonte studimet master në Gjermani dhe të mësonte edhe gjuhën gjermane. Këtë plan Peseva e realizoi duke ardhur si au-pair në një familje gjermane dhe me ndihmën e kurseve intensive të gjuhës. Falë një burse të Komisionit të Ekonomisë gjermane për Lindjen, inxhinierja e re arriti të punësohej pas studimeve në një ndërmarrje të madhe ndërtimi në Nyremberg, ku ajo ka sot një kontratë pune të pakufizuar.

Dipl.-Ing. Magdalena Peseva, Statik/Entwicklung, Europoles GmbH & Co. KG. Copyright: privat Juni, 2012
Magdalena PesevaFotografi: privat

Në kërkim të fatit

Sikurse Magdalena shumë të rinj meqedonas synojnë të shkojnë jashtë shtetit. Në kërkim të një jete pa shqetësime financiare dhe perspektivë më të mirë shumë prej tyre vijnë në Gjermani. Në ndryshim nga brezi i punëtorëve që erdhën si Gastarbeiter në vitet 1960 dhe 1970, brezi i ri ka një kualifikim të lartë. “Emigrantët që kanë ardhur nga Maqedonia në dhjetë vitet e fundit flasin si rregull shumë gjuhë dhe integrohen shpejt“, thotë Suzana Hofmann nga zyra e migracionit, në qytetin e Shtutgartit. Kjo ka efekt pozitiv për bashkëjetesën, „ndërsa brezi i parë kishte kontakte kryesisht me njerëz nga republikat e ish-Jugosllavisë, me brezin e dytë është ndryshe. Ky brez është pjesë e identitetit social-kulturor të komunës sonë dhe këtu është shtëpia e tyre.“

E vështirë të matet statistikisht

Rreth 67.000 maqedonasit në Gjermani jetojnë kryesisht në landet me popullsi të madhe si Baden-Vyrtembergu dhe Rini Verior-Vestfali. Në këto lande jeton më shumë se gjysma e emigrantëve nga shteti i vogël ballkanik. Megjithatë në statistikat e sociologëve maqedonasit nuk shfaqen as sa i përket kuotës së papunësisë dhe as shkallës së saktë të shkollimit dhe specialistët nuk mund të japin të dhëna të sakta. Gunter Bruckner i Zyrës federale të Statistikave (destatis) mund ta përllogarisë numrin e emigrantëve vetëm nisur nga të dhënat e Zyrave për Regjistrimin e Banorëve.

Sipas destatis numri i maqedonasve në Gjermani është rritur në mënyrë drastike kryesisht në vitet e para pas pavarësisë së Maqedonisë: nga 2.500 në më shumë se 50.000. Dhe kjo jo vetëm si rezultat i të ardhurve rishtaz, por edhe sepse shumë qytetarë që përpara pavarësisë së Maqedonisë në vitin 1991 figuronin të regjistruar si jugosllavë, u riregjistruan si maqedonas.

Hendek midis shifrave zyrtare dhe realitetit

Edhe pse shumë maqedonas jetojnë në Gjermani prej një kohe të gjatë, sipas zyrës meqedonase të statistikave nga viti 1994 për në Gjermani kanë emigruar zyrtarisht vetëm 1.000 qytetarë,. Violeta Krsteva, drejtoreshë e departamentit të migracionit vlerëson se ka shifra që nuk mund të përfshihen në statistika, sepse ka shumë maqedonas që vijnë në Gjermani si turistë, por që më vonë vendosen atje por pa u çregjistruar zyrtarisht në Maqedoni.

Tatjana Stojanoska, Soziologin und Professorin an der Uni Skopje, Mazedonien
Tatjana StojanoskaFotografi: DW

Profesores së sociologjisë Tatjana Stojanoska nga Universiteti „Kirili dhe Metodi“ në Shkup, I duhet gjithashtu të punojë mbi bazën e shifrave jo të sakta. Megjithatë ajo konstaton një zhvillim dramatik për vendin e saj: „Ne kemi konstatuar në anketat e vitit të kaluar që rreth 30 për qind e maqedonasve nuk shohin të ardhme në vendin e tyre“ Nëse do të vazhdojë kjo frymë dhe emigracioni do të shtohej atëhere shoqëria e vogël maqedonase do të plakej shumë shpejt. Stojanoska konstaton se Ka një tendencë për emigrim të personave me kualifikim të lartë.

Emigrim pa kthim

Shqetësues për sociologen është edhe numri i vogël i atyre që kthehen. Nisur nga të dhënat statistikore, pas pavarësisë së vendit, nga Gjermania janë kthyer për në atdheun e tyre vetëm 83 maqedonas. Ndërkaq vendi ka nevojë urgjente për njerëz me kualifikim të lartë dhe përvojë jashtë vendit.

Magdalena Peseva nuk iu përgjigj pyetjes nëse ajo do të kthehet ndonjëherë në vendin e saj: „Ndoshta do të kthehem ndonjëherë në Maqedoni nëse atje do të ketë një klimë e njëjtë pune si në Gjermani. Përveç kësaj unë dua të kem mundësinë të punoj në të njëjtat projekte si këtu në Nyremberg."

Maqedonas të sukseshëm në Gjermani

Kneginja Richter

[No title]

Jovan Balov

Jovan Balov nga Maqedonia

Mirce Filiposki

[No title]

Oliver Stamatoski

[No title]

Biljana Garvanlieva

[No title]