1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedoni: Gjyqtarët janë shndërruar në ushtarë të dëgjueshëm

Fatos Musliu / Shkup31 Korrik 2008

Në Maqedoni ka kohë që flitet për reforma në sistemin gjyqesor. Reformomi i gjyqësorit është një nga kushtet kryesore që vendi duhet t`i plotësojë fillimin e bisedimeve për antarësim në BE.

https://p.dw.com/p/EntY
Mbledhje e qeverisë së Maqedonisë
Mbledhje e qeverisë së MaqedonisëFotografi: MIA

Mënyra e zgjedhjes së gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor po vërteton gjithnjë e më shumë politizimin e gjyqësisë, thotë Cvetanka Ivanova nga Social Demokratët.

“ Ky pushtet nuk ka kapacitet t`i kuptojë parimet bashkëkohore e demokratike, se duhet të ketë një ndarje midis pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv. Në Maqedoni nuk ka ndarje të pushteteve, gjithçka është e ndarë mbi baza partiake,” thotë Ivanova. Gjithnje sipas saj, duke patur parasysh ndikimin e partisë në pushtet në punën e gjykatave, nuk mund të bëhet fjalë për reforma në këtë sistem. Gjyqtarët janë shndërruar në ushtarë të dëgjueshëm dhe nuk respektojnë aspak ligjin, por zbatojnë vetëm urdhërat që vijnë nga partia, e cila i ka emëruar ata në poste”, vlereson Cvetanka Ivanova.

LSDM, po cënon institucionet e sistemit gjyqësor, thotë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilia Domovski. Sipas tij në raportet e fundit të ndërkombëtarëve thuhet se në Gjyqësorin e Maqedonisë janë realizuar reforma të mirëfillta.

“Dëshmi për reformat në gjyqësi është formimi i Këshillit Gjyqësor Republikan, i cili në të ardhmen do ti emërojë gjyqtarët, kompetencë kjo, që më parë ishte në dorë të parlamentit. Së shpejti do të themelohet edhe Këshilli i Prokurorëve, i cili do të jetë institucion i pavarur nga politika e ditës,” thotë Ilia Dimovski nga VMRO-DPMNE.

Për ngecjen e reformave në gjykata njëra prej arsyeve kërkohet edhe në moshën tepër të vjetër të gjykatësve aktuale. Në parlament është hedhur ideja që gjykatësit të pensionohen në moshën 55 vjeçare. " Kjo ide nuk është dhe aq e keqe por duhen patur parasysh normat e përgjithshme të pensionimit. Ligji duhet të jetë konsistent sepse dikush të njejtin mund ta kontestojë në Gjykatën Kushtetuese “ thotë eksperti për çështje juridike, Xhemali Saiti.

Ekspertet juridike janë të mendimit se bartës të reformave duhet të jenë gjyqëtarët dhe se partite politike duhet të japin logjistikë dhe jo të ndërhyjnë në emërimin e gjyqëtarëve.