1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedoni - Përparime të rëndësishme në luftën ndaj diskriminimit

23 Qershor 2010

ECRI: Maqedonia ka shënuar në pesë vitet e fundit një përparim të rëndësishëm, por ka ende elementë shqetësues lidhur me ndarjet etnike.

https://p.dw.com/p/O16z
Gjendja e romëve në Maqedoni ende e pakënaqshme
Gjendja e romëve në Maqedoni ende e pakënaqshmeFotografi: DW / Aida Cama

Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI), organ i pavarur i Këshillit të Evropës për monitorimin e të drejtave të njeriut, shprehet në raportin e tij të publikuar javën e kaluar në Strasburg, beson se përparimi i arritur në Maqedoni në lidhje me kandidaturën e saj për anëtarësimin në BE mund të konsiderohet si i pjesshëm.

"Në nivel juridik ne kemi shënuar përparim të ndjeshëm në fushat të tilla si projekt-ligji kundër diskriminimit, i cili është relativisht i plotë me përjashtim të disa pjesëve. Na vjen keq që nuk ka organe të pavarura kombëtare për luftimin e diskriminimit dhe mungesës së statistikave që do të lejonte vlerësimin e pozitës se vërtetë të grupeve minoritare në sferat e ndryshme të jetës dhe përcaktimin e shkallës së manifestimit të racizmit dhe të diskriminimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë " thekson anëtari i ECRI, Fransua San Angela.

Maqedonia është një shtyllë të fortë të ndarjes etnike

Përkundër përparimeve në Maqedoni mbeten të pranishëm disa prirje shqetësuese. Sipas ECRI-t Maqedonia paraqet në përgjithësi një ndarje të fortë etnike. Diskutimet për konfliktet ndëretnike janë të theksuara, si dhe stereotipet në media të ndara nga vija gjuhësore dhe etnike. Respektivisht atje ekziston etnizimi i informacionit në media.

"Konstatuam ndarjen midis shumicës maqedonase dhe pakicës shqiptare, e gjithë shoqëria është e organizuar nën atë ndarje. Për shembull, ekzistojnë mediume maqedonase dhe shqiptare, ndarje e vërtetë në shoqëri midis dy komuniteteve, të cilat nuk bashkëveprojnë shumë. Ka edhe përjashtime, por ato nuk janë të mjaftueshme", thekson Angela San.

Komunitetet më të vogla janë harruar

"Krahas ndarjes mes maqedonasve dhe shqiptarëve, me gjithë stereotipet, pakicat e tjera të vogla janë vërtetë të harruara në promovimin e të drejtave të tyre, të gjuhës dhe shkollës. Edhe gjendja e romëve në Maqedoni është ende e pakënaqshme në arsim, punësim, kushtet e strehimit dhe kujdesit shëndetësor megjithë përpjekjeve të bëra në kuadër të "Dekadës së Romëve." - thekson San Angela.

Rekomandimet e ECRI-t për autoritetet maqedonase

ECRI u dërgoi autoriteteve maqedonase një seri rekomandimesh dhe masash, që duhen ndërmarrë, të cilat do të mundësojë përmirësimin e situatës në zonat, ku janë vërejtur dobësi.

Nga autoritetet maqedonase kërkohet që t'u përkushtohen me më shumë energji çështjeve lidhur me ndarjet etnike në arsim dhe sistemin shkollor. Në këtë drejtim rekomandohet forcimi i arsimit shumëgjuhësor në të gjitha nivelet e sistemit arsimor dhe ngritja e një politike vullnetare për zhvillimin e shkollës dhe aktiviteteve të përbashkëta parashkollore, që do t'u mundësojë fëmijëve me përkatësi të ndryshme etnike të takohen, të përzihen dhe të bashkëveprojnë.

"Unë mendoj se Republika e Maqedonisë mund të mësojë shumë nga Belgjika. Nëse së shpejti nuk zgjidhet problemi i dygjuhësisë dhe përmirësimi i njohjes më të mirë ndërmjet tyre, në një moment ajo do të gjendet në një situatë, ku një pjesë e popullsisë do të flasë për shkëputje, autonomi ose diçka më shumë. Belgjika për fat të keq po lëviz në këtë drejtim dhe Maqedonia po e ndjek këtë udhë. Për këtë Maqedonia ka çka të mësojë nga shembulli i Belgjikës," - tha Fransua San Anxhela, anëtar i ECRI, në emër të Belgjikës.

ECRI në raportin 59 faqësh u rekomandon autoriteteve maqedonase, që publikisht në mënyrë sistematike të dënojnë rreptësisht të gjitha diskutimet e jotolerancës të liderëve dhe personaliteteve publike dhe ndaj atyre personave, të cilët krijojnë urrejtje të hapin hetime dhe të dënohen. ECRI kërkon nga autoritetet maqedonase që të punojnë më shumë për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend.

Autor: Toni Gllmcevski/Qeriman Bekteshi
Redaktor: Pandeli Pani